top of page

E RËNDË/ 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesë, DYSHIMET e para...

  • Apr 12
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 3 në Sarandë, ku një 53-vjeçar është gjetur në banesë pa shenja jete.


Policia e Sarandës ka sqaruar se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.


Paraprakisht dyshohet se 53-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.


Gjithashtu bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ndërrimit të jetës.


Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page