top of page

Enea Mekolli shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Rama: Nderim përjetë për efektivin e vr*rë

  • Jun 4
  • 1 min read

Pas ngjarjes së rëndë në Maliq ku humbi jetën efektivi i forcave Shqiponja, Enea Mekolli dhe u plagos efektivi tjetër Edison Adri, gjatë një shkëmbimin zjarri me armë me personin e shpallur në kërkim, Violand Braçellari, ka reaguar edhe kryeministri Rama.


Rama ka shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë, dhe shtoi se autori duhet të ndëshkohet maksimalisht.


“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!


Ne foto: Efektivi i plagosur Edison Adri

Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, shkruan Rama.

“KORÇA BOOM”


bottom of page