top of page

“Iku brenda sekondës/ Dalin pamjet tronditëse të aksidentit ku humbi jetën 62-vjeçari

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një aksident tragjik i ndodhur në Shkodër i ka marrë jetën 62-vjeçarit Shkëlqim Krasniqi, ndërsa pak orë pas ngjarjes janë publikuar edhe pamjet e rënda të përplasjes fatale.


Videoja e siguruar nga një automjet që lëvizte në kahun e kundërt tregon momentet dramatike të aksidentit të ndodhur më 21 maj. Në pamje shihet se makina e përfshirë tenton të parakalojë një mjet tjetër, ndërkohë që përballë po afrohej një automjet tjetër në korsinë e kundërt.


Mjeti, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, humbet kontrollin gjatë manovrës së rrezikshme, duke shkaktuar përplasjen fatale. Goditja ka qenë tepër e fortë dhe për pasojë humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi, i cili po udhëtonte me biçikletë.


Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë edhe dy drejtuesit e mjeteve të përfshira, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa po kryhen edhe veprimet proceduriale ndaj drejtuesit të dyshuar të mjetit, i cili ndodhet në gjendje spitalore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page