top of page

INSTAT nxjerr të dhënat, shumica e shqiptarëve mbi 25 vjeç kanë vetëm 9-vjeçare

  • 46 minutes ago
  • 1 min read

Sipas të dhënave të INSTAT, niveli arsimor i popullsisë mbi 25 vjeç në Shqipëri mbetet ende i ulët, me një përqendrim të lartë te arsimi fillor dhe 9-vjeçar.


Rreth 52% e grave dhe 44% e burrave në këtë grupmoshë kanë përfunduar vetëm arsimin bazë, çka tregon se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë përballet me vështirësi për t’u punësuar në vende pune që kërkojnë kualifikime më të larta.


Edhe pse për gratë vihet re një ulje e lehtë krahasuar me vitet e mëparshme, shifrat mbeten të larta në raport me vendet e rajonit dhe Bashkimi Evropian. Një situatë e ngjashme paraqitet edhe te burrat, ku ndryshimet ndër vite kanë qenë minimale.


Kjo strukturë arsimore ndikon drejtpërdrejt edhe në tregun e punës, duke e bërë më të vështirë rritjen e pagave dhe gjetjen e stafit të kualifikuar për bizneset. Sipas raporteve të fundit, kompanitë shqiptare raportojnë mungesën e aftësive profesionale si një nga sfidat kryesore për zhvillimin.


Një tjetër problem mbetet pjesëmarrja e ulët në trajnime dhe arsimim gjatë gjithë jetës, çka kufizon përmirësimin e aftësive dhe mundësitë për zhvillim profesional të punonjësve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page