Ja sa ballë ishte tërmeti i mesnatës së mbrëmshme në Menkulas!/ U ndje edhe në Korçë
- Apr 19
- 1 min read
Mesnatën e mbrëmshme u rikthyen tërmetet në juglindje të vendit.
Pikërisht në Menkulas ka rënë një tërmet me intesitet 3.1 ballë të shkallës rihter.
Tërmeti në fakt ka rënë saktësisht në orën 11:05 pranë mesnatës dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Korçës.
Nga tërmeti nuk ka pasur dëmtime të banesave, ndërkohë që e rëndësishme është se edhe paslëkundje nuk janë ndjerë.
E vetmja gjë që ka shqetësuar mesnatën e mbrëmshme juglindjen ka qenë paniku i momentit te banorët e zonës ku ra edhe tërmeti.
“KORÇA BOOM”

















