top of page

Kolegët nuk mbajnë lotët, mbahen homazhet për efektivin Enea Mekollin, u vr* në krye të detyrës

  • Jun 5
  • 1 min read

Qyteti i Pogradec i jep sot lamtumirën e fundit efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili u shpall “Dëshmor i Atdheut” pasi humbi jetën në krye të detyrës gjatë një operacioni policor në Lozhan.


Homazhet në nder të 34-vjeçarit u zhvilluan pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit, ku familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar kujtimin e tij dhe për të shprehur solidaritet me familjen.


Edhe pse rregullat shtetërore parashikojnë që Dëshmorët e Atdheut të prehen në varrezat e posaçme në Tiranë, familja e Mekollit ka kërkuar që ai të varroset në vendlindje. Vendimi është marrë për shkak të dëshirës që ai të prehet pranë vëllait të tij, i cili gjithashtu ka shërbyer në radhët e Policisë së Shtetit dhe ka ndërruar jetë vite më parë.


Pas ceremonisë së homazheve, kortezhi mortor u nis drejt fshatit Blacë, ku Enea Mekolli u përcoll për në banesën e fundit.


Një ditë më parë, familjen e efektivit të rënë në krye të detyrës e vizituan ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, të cilët shprehën ngushëllimet dhe vlerësuan sakrificën e tij.


Enea Mekolli humbi jetën gjatë një operacioni për arrestimin e një personi të shumëkërkuar. Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari hapi zjarr ndaj forcave “Shqiponja”, duke i marrë jetën efektivit dhe duke plagosur rëndë kolegun e tij, Edison Adri. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur edhe autori i dyshuar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page