“Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill”/ Konsulentja e vizave: Gabimet që bëhen në aplikim
- 13 hours ago
- 2 min read
Lotaria amerikane dhe rregullat e saj janë kthyer në një prej lajmeve më të rëndësishme në Shqipëri orët e fundit.
Konsulentja e vizave, Ledia Fllazi, e ftuar në Klan, sqaroi edhe cilat janë gabimet që bëhen zakonisht nga aplikantët në mënyrë të pavetëdijshme. Një prej këtyre gabimeve është edhe statusi civil.
“Kriteret e aplikimit janë gjithmonë strikte. Ata e kanë të përcaktuar madhësinë e fotografisë, parametrat, do vendosësh syze, nuk do vendosësh syze, pra të gjitha këto janë të mirëpërcaktuara dhe të shkruara në faqen zyrtare. Gabime ka edhe të tjera. Për shembull, që është bërë shumë dhe që ka qenë i vazhdueshëm, personat të cilët kanë aplikuar vetë, pavarësisht kësaj nuk dua që të shtyj persona të mos aplikojnë vetë, është që nuk kanë qenë të martuar zyrtarisht dhe atje e kanë shënuar në aplikim që janë të martuar. Kjo përbën një skualifikim të menjëhershëm.
Pra, edhe nëse ata përzgjidhen, pasi përzgjedhja është e rastësishme dhe nuk mund të shikojnë se çfarë është shkruar, por edhe nëse ata janë përzgjedhur, në fazën tjetër nuk mund të kalojnë, sepse kjo është një mashtrim. Ti mund ta bësh në mënyrë të pavetëdijshme, sepse e quan veten të martuar edhe pse nuk je celebruar ligjërisht, por ama për ata është një shkelje”, u shpreh ajo.
Më tej, Fazlli sqaroi se më 10 prill nuk do të nisë lotaria amerikane, por kjo është një datë që besohet se do të shkruhen ndryshimet e pritshme në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit lidhur me procesin.
“Ka zëra që do të nisë këtë vit sërish dhe mendohet, është shprehur verbalisht, por jo e shkruar në faqen zyrtare dhe mendohet që do të shkruhet në faqen zyrtare më 10 prill 2026, në lidhje me procedurat e reja dhe ndryshimet që do të reflektohen në formularin e aplikimit të lotarisë amerikane. Ajo që është shkruar që në nëntor 2025 në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, është koha, viti fiskal, i cili nuk ka ndryshuar.
Pra, shumë zëra thuhen nëpër media, por edhe nëpër portale dhe njerëzit e keqkuptojnë, sepse shumë prej qytetarëve kanë menduar se më 10 prill do të rinisë lotaria amerikane. Por nuk është kështu. Data zyrtare e fillimit të lotarisë nuk është shfaqur dhe nuk është bërë zyrtare ende. Pra, nuk e dimë ende se kur do të aplikojmë për lotarinë amerikane, por mendohet se viti fiskal do të jetë po i njëjti. Siç ka qenë, aplikohej në tetor, fituesit shpalleshin në maj të vitit tjetër, pra deri në maj 2027 dhe procedurat bëheshin deri më 30 shtator të vitit tjetër”./ FaxWeb
“KORÇA BOOM”
















