Lëvizte i a*rmatosur me qëllime të rrezikshme, arrestohet 24-vjeçari
top of page

Lëvizte i a*rmatosur me qëllime të rrezikshme, arrestohet 24-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Operacioni policor, i koduar “PURPOSE”, u finalizua nga Komisariati i Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, pas informacioneve se një shtetas po udhëtonte drejt Durrësit me motomjet, i pajisur me armë zjarri.


Sipas Policisë, i riu me inicialet Ç. K. u ndalua në lagjen nr. 13, në zonën e shëtitores së plazhit. Gjatë kontrollit të ushtruar, në sediljen e motomjetit iu gjet një pistoletë Glock me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po ashtu, u sekuestrua edhe motomjeti me të cilin ai qarkullonte.


Nga hetimet paraprake dyshohet se 24-vjeçari kishte një objektiv konkret, ndërsa Prokuroria dhe Policia po punojnë për të zbardhur se kë synonte dhe çfarë ngjarjeje po përgatitej. Autoritetet konfirmojnë se ndërhyrja e shpejtë ka shmangur një rrezik serioz për sigurinë publike.


Në pranga u vu edhe pasagjeri që ndodhej në motomjet, shtetasi F. M., 24 vjeç, i cili po procedohet penalisht për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe për përcaktimin e motivit dhe shënjestrës së dyshuar.

"KORCA BOOM"


bottom of page