top of page

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i pl*gosur gjatë operacionit në Maliq

  • Jun 4
  • 1 min read

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku u transportua me helikopterin e ushtrisë.


Gjendja e tij raportohet se paraqitet e rëndë për jetën pasi ka marrë një plumb në nofull.


Nga kjo përplasje me armë humbi jetën efektivi i policisë, Enea Mekolli. Shkak për këtë ngjarje u bë autori i dyshuar Violand Braçellari. Ky i fundit ish-ushtarak, i shpallur në kërkim ndërsa ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burgim nga Gjykata e Korçës për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page