Ndryshim në krye të Burgjeve, kush e zëvendëson Qosen
- 5 hours ago
- 1 min read
Klevis Qose nuk do të vijojë më detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, duke u larguar nga posti që mbante prej vitit 2024.
Sipas burimeve, në krye të këtij institucioni është emëruar Adriatik Kupi, i cili pritet të marrë drejtimin e sistemit penitenciar në vend.
Qose kishte marrë detyrën në mars të vitit të kaluar, duke pasuar Admir Abrija, i cili u tërhoq nga posti në shkurt 2024. Më herët, ai ka mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, si dhe poste të tjera të rëndësishme në sistemin e drejtësisë.
Emërimi i tij ishte bërë më 6 dhjetor 2023, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Gjithashtu, në vitin 2021, Qose ka qenë edhe në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve.
Deri më tani, arsyet e largimit të tij nga detyra nuk janë bërë publike, ndërsa priten sqarime zyrtare lidhur me këtë vendim.
“KORÇA BOOM”
















