top of page

Pa reshje dhe me diell, ja si nis java dhe si janë temperaturat

  • 3 days ago
  • 1 min read

Parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak: erë e lehtë juglindje–veriperëndim dhe det i qetë në brigje


Ditën e hënë, më 4 maj, territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pothuajse të gjitha zonat gjatë gjithë ditës.


Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të shfaqin vlera të moderuara, me minimale që variojnë nga 7°C në zonat verilindore dhe juglindore, deri në rreth 13°C në ultësirën perëndimore.


Ndërkohë, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 24-25°C në disa qytete si Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora.

“KORÇA BOOM”


bottom of page