top of page

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

  • Jun 2
  • 1 min read

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.


Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje prej orëve të mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare.


Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në malësitë e kësaj zone dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave.


Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.


Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page