top of page

Tërmet me magnitudë 6.5 ballë, pa rrezik cunami

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 29
  • 1 min read

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter goditi mbrëmjen e së hënës Ishujt Andaman dhe Nikobar në Indi. Lajmi u konfirmua nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), i cili bëri të ditur se nuk është lëshuar alarm për cunami.


Sipas USGS, tërmeti ndodhi në orën 00:12 (sipas orës lokale) dhe kishte epiqendrën në një zonë detare, rreth 259 kilometra në veriperëndim të Sambangut, në provincën Aceh të Indonezisë perëndimore.


Rajoni i Aceh është historikisht i ndjeshëm ndaj aktivitetit sizmik dhe është një nga zonat më të prekura nga cunami katastrofik i vitit 2004, i cili mori mbi 220 mijë jetë në 15 vende të Azisë. Fatmirësisht, në rastin e fundit nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale. Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për çdo pasgoditje të mundshme.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page