Vendimi i ri për karburantet, çfarë po ndodh me çmimet?
- Apr 8
- 1 min read
Bordi i Transparencës, në mbledhjen e zhvilluar më 8 Prill 2026, ka vendosur ndryshime në çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës (gazoil) për shitje me pakicë është caktuar në 220 lekë për litër, duke shënuar një rritje prej 4 lekësh krahasuar me vendimin paraardhës.
Ndërkohë, çmimi i shitjes me shumicë për këtë nënprodukt nuk duhet të kalojë 208 lekë për litër.
Sa i përket benzinës, Bordi ka vendosur që çmimi i shitjes me pakicë të mbetet i pandryshuar në nivelin 181 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë është përcaktuar në 169 lekë për litër.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se këto çmime kanë hyrë në fuqi më datë 8 prill, në orën 15:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku pritet të reflektohen ndryshime të tjera të mundshme në çmimet e shitjes së karburanteve.
Ky vendim vjen në një kohë kur tregjet ndërkombëtare të energjisë vijojnë të jenë të paqëndrueshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në luhatjet e çmimeve të karburanteve në vend.
“KORÇA BOOM”
















