top of page

Çmimi i Madh i Kanadasë - Montreal Raundi X i Botërorit: 15 Qershor.

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 15
  • 2 min read

➤ Kualifikueset F1 - MontrealPol-Pozicion: George Russell (Mercedes)

Top 3:

  1. George Russell (Mercedes)

  2. Max Verstappen (Red Bull)

  3. Oscar Piastri (McLaren)


Të tjera pozita:

  • P7: Lando Norris (McLaren)

  • P8: Charles Leclerc (Ferrari)


Pol Pozicion për George Russell në Montreal – Piloti britanik arrin të mposhtë në matjet e fundit pilotët e ekipeve të larta: McLaren, Red Bull dhe Ferrari.

Sot, e shtunë, 14 Qershor, në orët e mbrëmjes, ora 22:00-23:00 për zonën kohore evropiane, u zhvillua Sesioni Zyrtar i Kualifikueseve, për rrjetin e fillimit të garës së dielës, GP Kanada, gara e 10-të e Botërorit 2025 F1.


Një sesion kualifikues shumë i luftuar u zhvillua në Circuit Gilles Villeneuve të Montrealit, ku ekipi dhe pilotët për t'u mundur ishin padiskutim ata të McLaren. Kualifikueset e sotme u zhvilluan normalisht, me pak incidente gjatë sesionit, por pa ndikuar në vazhdimin e tij.


Edhe në Montreal, beteja e pozicioneve të larta ishte midis McLaren dhe pjesës tjetër të rrjetit, por vetëm një pilot, Max Verstappen, arriti ta rivalizojë paksa, së bashku me Russell në Mercedes, pasi të tjerët mbetën shumë pas, sidomos Ferrari.


Q3, minisesioni final për Pol ishte i luftuar, por tashmë nuk ishte vetëm dueli midis dy McLaren dhe Max Verstappen, pasi të dy pilotët e Mercedes po performonin mirë në mini-sesionin final.


Në fund të kualifikueseve, në matjet e fundit, piloti britanik i Mercedes, George Russell, merr Pol-in me kohën 1.10,899, duke mposhtur kohën e Max Verstappen me Red Bull, i dyti, si dhe kryesuesin e sezonit, australianin e McLaren, Oscar Piastri, i cili u mjaftua me pozicionin e tretë.


Pas Top 3, Kimi Antonelli (Mercedes) doli më i miri i “të tjerëve” duke lënë pas shumëkampionin anglez të Ferrari, Sir Lewis Hamilton. P5 dhe pozita e gjashtë surprizë, Fernando Alonso me Aston Martin. Vetëm pozita e shtatë për rivalin e Piastri tek McLaren, Lando Norris, në një fundjavë jo të mirë për pilotin britanik. Pas tij, përsëri një ‘dështim’ për pilotin e Ferrari, Charles Leclerc në P8… dhe e mbyllin dhjetëshen e parë të kualifikimeve, Isack Hadjar me VisaRB dhe Alex Albon me Williams, edhe pse tajlandezi pati një incident në Q1.


Jashtë Top 10 mbeti piloti i dytë i Red Bull, Yuki Tsunoda në P11, por një penalizim në këto kualifikime e ul japonezin në vendin e fundit të rrjetit të nisjes, ndërkohë që argjentinasi Colapinto që përfundoi në P12, e përfiton një pozicion. Piloti vendas Lance Stroll përfundoi më pas dhe e mbyllin renditjen e kualifikimit, neozelandezi me VisaRB, Liam Lawson në P19 dhe francezi i Alpine, Pierre Gasly në P20. Yuki Tsunoda do startojë i fundit.

GARA: E Diel: Ora 20:00 – 4.361 km – 70 xhiro – 305.047 km.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page