top of page


Shoferi i ri përplaset me 4 automjete të parkuara
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Josif Budo”, në Kavajë. Sipas informacioneve, një shofer 24-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka goditur katër automjete të parkuara në anë të rrugës. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 19:30, shtetas
Jan 12


Përplasje automjetesh dhe autobus i përfshirë, trafik i rënduar
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, pranë “Spitalit Amerikan 3”. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse ka persona të plagosur. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i automjeteve në zonë është bllokuar, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe radhë të gjata mjetesh. Në aksident është përfshirë edhe një autobus i linjës “Kombinat–Kinostudio”. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe p
Jan 12


Sulm i a*rmatosur, p*lagosen pronarët e një sufllaqerie
Babë e bir, pronarë të një sufllaqerie, kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën Agios Dimitrios të Athinës. Sipas mediave greke, të plagosurit janë pronari i biznesit, 70 vjeç, dhe djali i tij 39 vjeç, të dy me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40, pranë lokalit të tyre që ndodhet në rrugën Agoniston Polytechneiou. Nga informacionet paraprake mësohet se tre persona kanë mbërritur me makinë pranë b
Jan 12


Zbardhen 5 raste vjedhjesh banesash në Korçë, arrestohet autori
Policia e Korçës vijon goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Si rezultat i një pune intensive hetimore, janë zbardhur dhe dokumentuar 5 raste të vjedhjes së banesave në qytetin e Korçës, ndërsa është arrestuar autori i dyshuar i tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Nga veprimet hetimore d
Jan 12


E RËNDË/ Fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter, sepse rruga është e prishur
Shembja e rrugës në fshatin Bashaj, në një aks rrugor rreth 500 metra, ka detyruar sot Forcat Ajrore të ndërhyjnë me helikopter për të shpëtuar një fëmijë, i cili kishte pësuar një goditje në kokë dy ditë më parë nga mushka. Fëmija ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportua me helikopter drejt spitalit të Vlorës pasi ambulanca nuk mundi të shkonte në zonë për shkak të mungesës së rrugës. Aksi rrugor rezulton i shembur prej pesë ditësh, së bashku me një pjesë t
Jan 12


Aksident tragjik/ Humb jetën këmbësori
Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. M., 37 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. “KORÇA BOOM”
Jan 12


I shtypur nga makina e mbetjeve, humb jetën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës, pasi është shtypur nga një makineri për përpunimin e mbetjeve. Viktima është identifikuar si Zevxhet Halili, 59 vjeç, banues në bashkinë Ospedaletto Euganeo. Aksidenti fatal ka ndodhur në ambientet e kompanisë “Sesa”, një kompani e shërbimeve mjedisore në zonën e Este-s. Sipas mediave italiane, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Nuk dihet nëse aksidenti është s
Jan 11


Të lënë në të ftohtë dhe pa bukë, fëmijët gjenden të braktisur në apartament
Një rast i rëndë është zbuluar në zonën e Plazhit në Durrës, ku tre fëmijë të mitur janë gjetur të braktisur në apartamentin e tyre nga nëna, e cila është e divorcuar. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe ka ngritur shqetësime serioze për gjendjen e fëmijëve. Sipas dëshmive të banorëve, fëmijët kishin disa ditë që ndodheshin vetëm në banesë, pa ushqim dhe në kushte të vështira, duke u përballur edhe me të ftohtin. Ata qëndronin të mbuluar me batanije, ndërsa apartamenti k
Jan 11


U dhunua për një “like” në Facebook, rrëfimi tronditës i emigrantit
Altin Meçaj, banues në fshatin Vjosë dhe emigrant në Gjermani, ka rënë pre e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, pas një komenti të bërë në rrjetet sociale. Ngjarja dyshohet se lidhet me një “like” në Facebook, drejtuar një bashkëfshatareje të tij, e cila është motra e një punonjësi policie në zonë. Meçaj ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar, duke kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas tij, pak para se të mbërrinte në shtëpi,
Jan 11


Familjarët denoncojnë largimin e një gruaje me probleme të shëndetit mendor
Më datë 10 janar 2026, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur një shtetas 62 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të kunatës së tij. Sipas kallëzimit, shtetasja E. R., 49 vjeçe, banuese në Pogradec, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Familjarët kanë bërë me dije se ajo vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Policia bën me dije se po punohet për gjetjen e saj dhe për sqarimin e rrethanave të largimit, ndërsa familjarët j
Jan 11


Dhunohen në banesë babë e bir, përfundojnë në spital: Dyshohet se autorët janë efektivë policie
Një ngjarje e rëndë raportohet tëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e vona të së shtunës, në fshatin Vlosë në Cakran të Fierit, ku brenda banesës janë dhunuar babë e bir. Sipas raportimeve të dhunuarit janë Ylli Meçe 81 vjeç dhe Altin Meçe, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani. Ata ndodhen në spital, ndërsa në rrjetet sociale, deputeti Luan Baçi ka denoncuar ngjarjen. Deputeti Luan Baçi denoncon se familjarët akuzojnë si autorë punonjës të Komisariatit të Poli
Jan 11


"Skifteri" 38-vjeçar nga Korça nuk heq dorë nga zanati, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave në qytet
Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes së banesave në qytet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, identifikuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin: E. B., 38 vjeç, banues në Korçë, i dënu
Jan 11


POLICIA/ Prostitucioni sheshit. Arrestohen 3 kolumbiane
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar "Transit". Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Arrestohen në flagrancë 3 shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion në 2 apartamente në qytetin e Elbasanit. Procedohet penalisht në gjendje të lirë
Jan 11


Policia pranon gabim fatal. Familja e gabuar u njoftua për v*dekjen e adoleshentit
Një gabim i rëndë procedural nga ana e policisë në Britaninë e Madhe ka dalë në dritë gjatë një seance hetimore, ku autoritetet pranuan se kishin informuar familjen e gabuar për vdekjen e një adoleshenti pas një aksidenti rrugor fatal. Ngjarja ka ndodhur në Rotherham, South Yorkshire, ku dy të rinj, Joshua Johnson, 18 vjeç, dhe Summer Louise Scott, 17 vjeçe, humbën jetën në një aksident të rëndë automobilistik. Një i tretë, 17-vjeçari Trevor Wynn, mbeti rëndë i plagosur dhe u
Jan 10


E FUNDIT/ Aksident me vdekje, humb jetën 59-vjeçari! Arrestohet autori
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lushnje-Berat, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. I lënduari, 59-vjeçari Enver Pepa, u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjes, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Forcat e policisë janë duke punuar në vendngjarje për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar, është ndaluar nga autoritetet. “KORÇA BOOM”
Jan 10


"Çmendet" gruaja! Thyen arrestin shtëpiak për t'i djegur makinën ish-partnerit...
Një 43-vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasja me inicialet A.B., e cila dyshohet se ka shkelur masën e vendosur nga gjykata, si edhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj. Policia sqaron se veprimet e saj përbëjnë shkelje të rëndë të masës së sigurisë dhe rrezikim të pronës, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë
Jan 10


FOTO/ Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit, pasi makina ra në përrua
Ky është 30-vjeçari Jurgen Karaj , personi që rezulton i zhdukur pasi makina ku ndodhej si pasagjer ra në një përrua në fshatin Dars të Klosit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur mjeti tip “Audi” me targa angleze humbi kontrollin dhe përfundoi në ujë. Së bashku me Karajn në makinë ishte edhe 24-vjeçari Andi Llosha , drejtuesi i automjetit. Llosha ka arritur të dalë vetë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa dyshohet se Karajn e ka marrë rrjedha e përroit. Policia e
Jan 10


Ra me makinën që drejtonte në përrua dhe nuk e ndihmoi pasagjerin, arrestohet 24-vjeçari
Ra me automjetin që drejtonte në përroin e fshatit Dars, nuk njoftoi Policinë dhe u largua nga vendngjarja, dyshohet se nuk i dha ndihmë pasagjerit në brendësi të automjetit, Policia identifikon, kap dhe arreston 24-vjeçarin. Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mje
Jan 10


Automjeti bie në përrua, një 30-vjeçar i humbur
Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi në orën 01:00 të natës në Klos, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë. Ende nuk dihet saktësisht sa persona ndodheshin në mjet në momentin e aksidentit. Burime nga vendngjarja flasin për 2 deri në 3 persona, por informacioni zyrtar ende mungon. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkime. “KORÇA BOOM”
Jan 10


Zjarr pranë kryqëzimit digjet automjeti, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një automjet është përfshirë nga flakët në kryqëzimin “Siri Kodra” në Tiranë. Deri në këto momente nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë vënë flakët nën kontroll. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. "KORCA BOOM"
Jan 9
bottom of page



