top of page


Arrestohet arbitri i njohur dyshohet për krim të rëndë ?
Një operacion i madh ndërkombëtar policor në Beograd ka çuar në arrestimin e arbitrit të njohur të basketbollit, Uros Nikoliç, i cili ka gjykuar për vite me radhë në ndeshjet e Euroligës. Sipas mediave serbe, Nikoliç është ndaluar së bashku me dhjetë persona të tjerë, të dyshuar si pjesë e një rrjeti kriminal aktiv në Serbi dhe jashtë saj. Gjatë kontrollit të zhvilluar në banesën e tij, policia ka sekuestruar 250 mijë dollarë në para të gatshme dhe disa shufra ari. Hetimet pa
Oct 23, 2025


Shkatërrohet banda që grabiste taksistë dhe qytetarë në rrugë, në pranga tre persona, mes tyre edhe një grua
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Episodet”, duke goditur një grup kriminal që merrej me grabitje në kryeqytet. Tre persona janë vënë në pranga, mes tyre edhe një grua, të gjithë me precedentë penalë të mëparshëm. Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas një hetimi të shpejtë mbi disa ngjarje të ndodhura ditët e fundit në zona të ndryshme të Tiranës. Në pranga kanë përfunduar shtetasit A. Q, F. F dhe L M. Hetimet tregojnë
Oct 23, 2025


“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo nuk është më” – nëna shqiptare rrëfen momentet e fundit të vajzës
Nëna e viktimës, Karen Kulla, ka rrëfyer momentet e fundit të vajzës së saj, duke thënë se ajo kishte shprehur frikë për jetën e saj disa javë më parë.“Më tha rreth një muaj më parë: ‘Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë’. Thjesht nuk mund ta besoj që ajo nuk është më. Ishte kaq e bukur, shumë e ndjeshme dhe e zgjuar,” – rrëfeu e ëma mes lotësh. Sipas dëshmisë së saj, ngjarja nisi pas një debati banal për një çantë me pelena.“Dëgjova që ai i tha: ‘Më duhet çanta e pelena’. A
Oct 23, 2025


Tentoi të v*riste gjyshin me th*ikë, arrestohet 35-vjeçari në Bilisht
Policia e Korçës ka arrestuar një 35-vjeçar nga Bilishti, i dyshuar për tentativë vrasjeje ndaj gjyshit të tij. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin V. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht. Ky shtetas akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mba
Oct 23, 2025


E FUNDIT/ Arrestimi i 16-vjeçarit në Korçë për abuzim me të miturën, zbulohen detaje
Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një të miture. Sipas policisë, ngjarja është zbuluar pas një telefonate që e mitura i ka bërë vetë policisë, duke treguar vendndodhjen ku ndodhej me të riun. Pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar të dy në ambientet e komisariatit. Sipas burimeve, e mitura ka shkuar në banesën e 16-vjeçarit, aty kanë kryer marrëdhënie dhe më pas aj
Oct 23, 2025


POLICIA/ Arrestime në Korçë. Ngjarje në Korçë, Maliq, Sovjan, Pëndavinj. Ja çfarë ka ndodhur
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. A., 30 vjeç banues në fshatin Vloçisht dhe A. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë
Oct 23, 2025


E RËNDË NË MALIQ/ Mamaja ngre në këmbë policinë, denoncon largimin e vajzës 15-vjeçare
Maliq/Më datë 22.10.2025, ka kallëzuar shtetasja M. Z., 38 vjeçe, se është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. “KORÇA BOOM”
Oct 23, 2025


E RËNDË NË KORÇË/ 16 vjeçari kryen marëdhënien sek*uale me një të mitur, arrestohet nga policia
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. “KORÇA BOOM”
Oct 23, 2025


Vranë e groposën babanë, jepet vendimi për fëmijët dhe bashkëshorten e Pëllumb Metës, burgim të përjetshëm djalit
Hysen Meta, që vrau babain e tij dy vitë më parë, në bashkëpunim me motrën Hygerta Meta është dënuar me burgim të përjetshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin Shkurt të 2024-ës, ku vëlla e motër pasi e qëlluan 4 herë më armë babain, e groposën në kasollen pranë banesës së tyre. Gjykata e Durrësit ka konfirmuar ditën e sotme dënimin për Metën. Ndërsa Hygerta Meta është dënuar me 8 vite heqje lirie dhe vëllai tjetër Amarildo Meta me 5 vite burg. Blerina Meta që është dhe e ëma
Oct 23, 2025


Vrasja e dyfishtë/ Pas natës së përgjakshme, dalin në dritë emra dhe prova të reja
“Çfarë nuk përputhet në dëshmitë për vrasjen në Manzë – hetuesit zbulojnë detaje të reja pas orëve të gjata marrjesh në pyetje. Zbardhen detajet e konfliktit të përgjakshëm në Manzë, arrestohen 4 të rinj – në kërkim autori i dyshuar i vrasjes dhe një bashkëpunëtor Durrës – Hetimet e thelluara të Policisë dhe Prokurorisë së Durrësit kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të 22 tetorit në fshatin Manzë, ku për shkak të një konflikti për motive të
Oct 23, 2025


AKSIDENT/ Humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar
Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ambasada e Shqipërisë në Kanada, teksa ambasadorja Artemis Kosta Malo, ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit. Agron Alija shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, në provincën e Ontarios. “Me dhimbje të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Agron Alija. Në emër të Ambasa
Oct 23, 2025


Të shtëna me a*rmë: Disa të p*lagosur, një i arrestuar
Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin Hanover të Gjermanisë, duke shkaktuar panik mes banorëve në zonën Vahrenwalder Straße. Sipas raportimeve të para nga gazeta gjermane “Hannoversche Allgemeine”, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa policia ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në ngjarje. Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:25 me orën lokale dhe dyshohet të ketë qenë rezultat i një konflikti mes dy grupeve. Ende nuk janë zbul
Oct 22, 2025


Tragjedi në Brampton: Vritet Savannah Kulla, shqiptarja nënë e katër fëmijëve
në Brampton të Kanadasë, ndodhi një krim që tronditi jo vetëm komunitetin shqiptar, por edhe opinionin publik më gjerë. Savannah Kulla, një grua 29-vjeçare me origjinë shqiptare dhe nënë e katër fëmijëve, u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në një parking, në mes të ditës, para syve të njerëzve që nuk mundën të bëjnë asgjë për të ndaluar këtë tragjedi. Sipas autoriteteve kanadeze, pas vrasjes, autori ka marrë njërin
Oct 22, 2025


Humb kontrollin dhe përmbyset në kthesën e Senicës, drejtuesi i mjetit në gjendje të mirë
Një aksident rrugor është shënuar këtë të mërkurë paradite në aksin Sarandë–Skërficë, në afërsi të fshatit Senicë. Sipas burimeve zyrtare, një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë në trafik. Mjeti drejtohej nga shtetasi Alton Zhuli, 50 vjeç, i cili ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës në një kthesë të rrëshqitshme. Për fat të mirë, aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz, por janë shënuar dëme materia
Oct 22, 2025


Akademia e “Metalist 1925” goditet nga sulmi ajror në Ukrainë/ ku janë katër futbollistë nga Superliga shqiptare dhe një ish-lojtar i Skënderbeut
Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ukrainë, ku akademia e klubit futbollistik “Metalist 1925” është dëmtuar si pasojë e një sulmi ajror. Rreth orës 06:00, gjatë një sulmi ajror të forcave ruse, një dron i llojit “Shahed” goditi zonën e fushave stërvitore të klubit, të cilat ndodhen në ambientet e Kolegjit Olimpik Profesional “Ivan Poddubny”, i cili bashkëpunon ngushtë me klubin. Si pasojë e goditjes, shpërtheu një zjarr në kompleksin sportiv, por fatmirës
Oct 22, 2025


ZJARR në Sovjan/ Banesa bëhet shkrumb e hi. Zjarri rrezikoi gjithë lagjen!
Një banesë në fshatin Sovjan është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, duke rrezikuar seriozisht edhe shtëpitë përreth. Ngjarja ka shkaktuar panik mes banorëve, të cilët kishin frikë se zjarri mund të përhapej edhe në pronat e tyre. Reagimi i shpejtë i shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e një katastrofe më të madhe. Sipas specialistëve të zjarrfikëses, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e pronarit të b
Oct 22, 2025


Ngjarje tronditëse: Mësuesi arrestohet për ngacmim s*eksual ndaj një të miture
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, ku një mësues është arrestuar, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje të mitur. Mediat e huaja kanë publikuar mesazhe tronditëse që ai i ka dërguar vajzës, përfshirë foto dhe video intime të tij. Mashtrim dhe manipulim në rrjetet sociale Ngjarja ka nisur në muajin korrik, kur mësuesi filloi të komunikonte me të miturën përmes aplikacionit Snapchat, duke përdorur një emër të rremë. Ai i tha vajzës se ishte 18 vjeç, ndër
Oct 22, 2025


Tronditje në Shqipëri: Shtetas të huaj organizojnë prostitucion me qira ditore
Policia ka finalizuar me sukses një operacion të koduar “Daily Rent”, që çoi në arrestimin në flagrancë të dy shtetasve brazilianë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të prostitucionit. Të arrestuarit janë: A. M., 25 vjeç, nën akuzën për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” . Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion një shtetase braziliane, duke përdorur ambiente të marra me qira ditore. G. C., 24 vjeçe, e cila akuzohet për veprën penale “Prosti
Oct 22, 2025


U vranë për një kafe, publikohen fotot e viktimave!
Dy personat në foto janë viktimat Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Ata mbetën të vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndezë ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyes
Oct 22, 2025


Arrestime dhe procedime penale/ Ja komunikata e sotme e policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: -N. K., 40 vjeç, banues në fshatin Baban, pasi ka cenuar vendimin e caktuar nga Gjykata, në favor të ish-bashkëshortes së tij, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuesit të saj. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit: -F. B., pasi në banesën e saj është konstatuar lidhje e paligjshme e furnizimit me energji elek
Oct 22, 2025
bottom of page



