top of page


Përplasje e fortë mes dy makinave, ndërhyrje emergjente e ambulancave
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në afërsi të paraburgimit të Elbasanit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment me fluks të lartë lëvizjeje. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një manovre të gabuar parakalimi nga njëri prej automjeteve, çka ka sjellë përplasje
Dec 20, 2025


E RËNDË/ Gjendet një trup i pajetë në një kanal uji
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Barkanesh të Tiranës. Një 86 vjeçar me iniciale, M.D është gjetur pa shenja jete në një kanal uji. Sipas Policisë nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari është rrëzuar në kanal dhe për pasojë ka humbur jëtën. “Në fshatin Barkanesh u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. D., 86 vjeç, ku dyshohet se, si pasojë e terrenit të keq, është rrëz
Dec 20, 2025


Dyshohet për v*rasjen e foshnjës, arrestohet një e re
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 20-vjeçaren A.P., shtetase e huaj, pasi dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”. Arrestimi i 20-vjeçares u bë pas urdhërit të gjykatës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar A.P., e cila dyshohet se ka kryer këtë veprim të rëndë. "KORCA BOOM"
Dec 20, 2025


“Dhunuesi i varreve” identifikohet nga kamerat, arrestohet 20-vjeçari
Varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit janë dëmtuar dhe dhunuar. Hajdutët hynin gjatë natës në ambjentet e brendshme të varrezave, shqyen dhe vidhnin nga varret gotat dhe materialet e zbukurimeve prej bronxi dhe metali, si dhe kangjellat rrethuese. Madje, ata kanë dëmtuar edhe mermeret e varreve. Më pas, të gjitha materialet e vjedhura shiteshin për skrap. Nëpërmjet identifikimit nga kamerat e sigurisë dhe verifikimeve në pikat e grumbullimit të hekurishteve në qarkun e Ber
Dec 20, 2025


Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës me dy të pl*gosur! Policia e Korçës arreston 33-vjeçarin
Policia e Korçës ka vënë në pranga ditën e sotme një 33-vjeçar pasi përplasi me automjetin e tij një mjet tjetër. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në ditën e djeshme në aksin rrugor “Qafë Plloçë–Qukës” ku automjeti i tipit "Benz" i drejtur nga shtetasi, tashmë në pranga, D.Xh., ka përplasur mjetin e drejtuar nga shtetasi i identifikuar me inicialet A.K., 25 vjeç. 25-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga dy pasagjere të cilat ndodhet në spitalin e Elbasanit ku po marrin mjekimin e n
Dec 20, 2025


KËRCET GR*SHTI në burgun e sigurisë së lartë/ Safet Bajri "bën për spital" dhëndrin e Qazim Sejdinit
Një përplasje e rëndë fizike ka ndodhur pak ditë më parë në burgun e Reçit në Shkodër, ku është rrahur Sokol Sanxhaktari, i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Florian Lamçes, ngjarje e ndodhur më 30 korrik 2020 në Elbasan. Sanxhaktari, i cili njihet edhe si dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini (i ndarë nga jeta disa vite më parë), është përfshirë fillimisht në një konflikt verbal me disa gardianë të institucionit të vuajtjes së dënimit. Sipas buri
Dec 20, 2025


Policia e Korçës zbulon rrjet veprash penale
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës, në afërsi të fshatit Vërri, ku 33-vjeçari, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e a
Dec 20, 2025


Ngjarje në Korçë i riu nën hetim për dhunë psikologjike në familje
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Materialet janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit M. S., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshit të tij. Ky i fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. "KORCA BOOM"
Dec 20, 2025


Ngjarje e rëndë i riu përfundon në spital pas konsumimit të detergjentit
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar, në rrethana ende të paqarta, një sasi detergjenti. I mituri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimit të policisë, më datë 19.12.2025, në banesën e tij, 17-vjeçari dyshohet se ka konsumuar një sasi të vogël detergjenti dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ku ndodhet në g
Dec 20, 2025


Nga akt heroik te lajmi i trishtë ndahet nga jeta zjarrfikësi
Një lajm i trishtë ka tronditur zjarrfikësit e Tiranës, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin, për ndarjen e papritur nga jeta të një qytetari dhe familjari model. Këtë mëngjes ka ndërruar jetë zjarrfikësi i Tiranës, Klevis Qato. Shërbimi zjarrfikës i kryeqytetit është sot në zi, pas humbjes së një prej efektivëve të tij, i cili u shqua për përkushtimin dhe guximin në kryerjen e detyrës. Para disa kohësh, Klevis Qato u bë i njohur për aktin e tij heroik, kur shpëtoi një foshnj
Dec 20, 2025


LAJM I FUNDIT/ 2 gra procedohen penalisht në Kolonjë. Kontolle në markete
Kolonjë / Kontrolle për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike. Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Si rezultat i kontrolleve, u konstatuan 2 markete, në të cilat mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi lëndësh piroteknike, me qëllim shitjen e tyre. Në vijim të veprimeve procedurale, u re
Dec 20, 2025


Aksident fatal një person goditet nga mjet i blinduar dhe drejtuesi largohet
Policia ka arrestuar një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Sipas njoftimit të policisë, gjatë manovrimit me një mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare të një shoqërie private sigurie, i dyshuari ka goditur këmbësorin 77-vjeçar dhe është larguar nga vendi i aksidentit. "KORCA BOOM"
Dec 20, 2025


Një tjetër rast shqetësues dhunë mes nxënësve të shkollës së mesme
Konfliktet mes nxënësve të shkollave të mesme vijojnë të përsëriten, duke marrë përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Një rast i tillë është shënuar edhe të premten, ku një përplasje mes adoleshentëve nga zona e Vau Dejës ka alarmuar banorët dhe autoritetet. Sipas të dhënave, pas përfundimit të orëve të mësimit, nxënësit kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre pranë vendqëndrimit të furgonëve me të cilët udhëtojnë drejt shkollës dhe në kthim. Në pamjet filmike të
Dec 20, 2025


Goma të shpuara në disa makina incident misterioz gjatë natës
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë orëve të mesnatës së të shtunës në qytetin e Sarandës, ku disa automjete të parkuara janë dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar. Sipas informacionit paraprak, incidenti ka ndodhur në lagjen nr. 4, në zonën e njohur si magazinat e peshkimit. Përgjatë një segmenti rruge, ku ishin parkuar automjete në pronësi të banorëve të zonës, autorët kanë dëmtuar gomat e rreth tetë mjeteve, duke i shpuar ato. Policia ka nisur hetimet për
Dec 20, 2025


E RËNDË: (EMRAT)/ Gjendet i pajetë një 42-vjeçar. Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe...
Ndarja e parakohshme nga jeta e të birit u shndërrua në akt vetëflijimi për një 72-vjeçare nga Lezha, e cila nuk mundi të përballojë humbjen e madhe dhe i dha fund jetës. Ngjarja ndodhi në fshatin Lalm i Ri, ku 42-vjeçari Aleksandër Marku u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij, ndërsa policia bën të ditur se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Me marrjen e lajmit të dhimbshëm, në gjendje të rënd
Dec 20, 2025


E FUNDIT/ Aksident në Rëmbec. Dy të plagosurit ndodhen në spital!
Dy të plagosur në aksidentin e ndodhur para pak minutash në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Një mjet tip "SKODA" ka dalë nga rruga duke përfunduar në anë të rrugës e me pas duke u përplasur me një pemë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se të plagosurit po marrin ndihmën e parë mjekësore ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit. “KORÇA BOO
Dec 20, 2025


Transportonte me valixhe një kallashnikov me municion, arrestohet 24-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar në afërsi të terminalit të autobusëve në rrugën “Kastriotët”. I riu, banues në Bathore, dyshohet se po transportonte në një valixhe një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, me qëllim shitjen. Arma u sekuestrua, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. NJOFTIMI Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Luggage”. Transportonte me valixhe, një kallashnikov
Dec 20, 2025


Kanabis “xhelatinë” nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Shape”, në kuadër të goditjeve të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i operacionit, u sekuestruan 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me një vlerë të përllogaritur rreth 10 mijë euro. Sipas hetimeve paraprake, lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja. Në pranga u vu shtetasi D. C., 23 vjeç, banues në Dibër, i cili u kap nga shërbimet e Polic
Dec 20, 2025


Vidhet këmbana 250-vjeçare e Manastirit të Shën Gjergjit
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku është vjedhur këmbana 250-vjeçare e Manastirit të Shën Gjergjit, një monument kulture me vlera të veçanta historike dhe fetare. Manastiri ndodhet në një kodër pranë aksit rrugor Sarandë–Ksamil, shumë pranë plazhit të njohur të Manastirit. Mungesa e këmbanës është konstatuar dy ditë më parë nga kujdestari i manastirit, David Dulaj. Sipas tij, këmbana kishte një vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore dhe kulturore për komunitetin d
Dec 19, 2025


E RËNDË/ Benz-i përplaset me Zetorin, lëndohet drejtuesi i mjetit bujqësor
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Berat prané fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz” me drejtues Josif Shkẽmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor dhe për pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar me urgjencë drejt qëndrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë m
Dec 19, 2025
bottom of page



