top of page


Vrau veten me fostoksinë/ DETAJE të reja nga viktima 15-vjeçar: Hoqi dorë nga futbolli, prej 1 viti….
Detaje te reja janë bërë publike nga vetëvrasja e 15-vjeçarit i cili humbi jetën në Elbasan duke konsumuar fostoksinë. Sipas Gazetës Shqip i riu kishte luajtur me ekipet e moshave në Elbasan dhe prej 1 viti ishte shkëputur nga ky aktivitet. Ndërkohë sa mëson Gazeta Shqip i riu prej 1 viti kishte sjellje të dyshimta dhe gjendje të rënduar psikologjike, i mbyllur në vetvete. Teksa ende nuk dihen saktësisht se kush kanë qenë shkaqet, ndërkohë deri tani kjo ngjarje është klasifik
Dec 2, 2025


POLICIA/ U kap me video duke shkelur rregullat në aksin Korçë-Maliq, dënohet me 60 mijë lek drejtuesi!
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Nuk zbatoi rregullat e qarkullimit në kryqëzim, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i automjetit. Pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqet një automjet që nuk i jep përparësi një automjeti tjetër në krahun e djathtë, në kryqëzim, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, shërbimet e Policisë Rrugore të Korçës kanë kryer verifikimet për rastin. Nga verifikimi u identifikua pronari i automjetit, shteta
Dec 2, 2025


E FUNDIT/ Policia në deklaratë për vd*kjen e 67-vjeçarit në aksin Maliq-Lozhan!
Maliq / Informacion paraprak Rreth orës 18:10, në aksin rrugor "Maliq-Lozhan", automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe s
Dec 2, 2025


E FUNDIT/ Aksident fatal në aksin Maliq-Lozhan: Humb jetën një person
Aksident fatal në aksin Maliq–Lozhan/Humb jetën një person Një këmbësor humbi jetën pasditen e sotme në aksin rrugor Maliq–Lozhan, pasi u përplas nga një automjet teksa po kalonte rrugën. Pavarësisht mbërritjes së ambulancës, mjekët konstatuan se viktima kishte ndërruar jetë në vend. Policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës si dhe përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesit të mjetit. Vijojnë verifikimet. “KORÇA BOOM”
Dec 2, 2025


Lajm i trishtë: 34-vjeçari dyshohet se kreu vetë*rasje në banesën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën. Viktima u gjet pa shenja jete në banesën e tij, në rrugën “Bedri Karapici”. Paraprakisht, dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje duke përdorur një mjet prerës. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që mund ta kenë shtyrë 34-vjeçarin drejt këtij akti tragjik. "KORCA BOOM"
Dec 2, 2025


Ngjarje shokuese në lagjen “10 Korriku”, 67-vjeçari ndërpret jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen “10 Korriku”, ku viktima dyshohet se është hedhur nga pallati ku banonte. Sipas Policisë, paraprakisht mendohet se ngjarja ka ndodhur në kushte depresioni, pasi viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Materialet e ngjarjes i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. "KORCA BOOM"
Dec 2, 2025


Tragjedi e rëndë, 15-vjeçari humb jetën pas helmimit të dyshuar
Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë. Policia e Elbasanit thotë se fillimisht 15-vjeçari u paraqit në spitalin e Elbasanit dhe më pas u transportua drejt QSUT, ku edhe humbi jetën. “Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Materiale
Dec 2, 2025


Ngjarje e tronditshme: I moshuari gjetet pa shenja jete në kanal
Një ngjarje e tronditshme ka ndodhur në Tiranë, ku trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur brenda një kanali me ujë. Ngjarja ka ndodhur pranë një kantieri në “Bulevardin e Ri”, ndërsa viktima është identifikuar si H.S., 74 vjeç. Sipas policisë së kryeqytetit, i moshuari u gjet pa shenja jete dhe gjatë këqyrjes paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Hetimet po vijojnë dhe trupi i viktimës është dërguar për ekspertim mjeko-ligjor, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vde
Dec 2, 2025


Lajm sensasional /Federica Mogherini mes të dyshuarve në b*stisjet e policisë belge
Policia belge bastisi të martën shërbimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel, së bashku me Kolegjin e Evropës në Bruges dhe disa shtëpi private, si pjesë e një hetimi mbi keqpërdorimin e dyshuar të fondeve të BE-së. Sipas Euroactiv, bastisjet u zhvilluan në orët e para të mëngjesit në të gjithë Belgjikën. Policia sekuestroi dokumente dhe arrestoi tre persona për t’i marrë në pyetje nën dyshimin për mashtrim me prokurimin, korrupsion dhe konflikt interesi kriminal. Si
Dec 2, 2025


Shpejtësia fatale: Automjeti përplaset me dyqan pas ndjekjes policore
Tre shtetas shqiptarë janë plagosur rëndë pasi tentuan t’i shpëtonin policisë gjermane në Olsberg. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme, kur automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga kontrolli gjatë arratisjes dhe u përplas me një dyqan veshjesh nusërie, duke shkaktuar dëmtime të mëdha materiale dhe lëndime serioze. Pasagjeri që ndodhej në sediljen e përparme është në gjendje kritike, me fraktura në shtyllën kurrizore dhe në shpatulla. Edhe dy personat e tjerë
Dec 2, 2025


E FUNDIT/ Kontrabandë mallrash, procedohen dy shoferët 67-vjeçarë nga Korça!
DVKM Korçë Goditen nga Policia Kufitare, 2 raste të kontrabandës së mallrave. Procedohen penalisht 2 drejtuesit e autobusëve ku u gjetën mallrat. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave. Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kontrabanda me
Dec 2, 2025


E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete në banesë 21-vjeçari, ja dyshimet!
Një 21-vjeçar në Divjakë i cili është gjetur i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Sipas burimeve, i riu vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, dhe autoritetet dyshojnë se ai ka helmuar veten. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi E. B., 21 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor (me probleme të shëndetit me
Dec 2, 2025


E FUNDIT/ Baste të paligjshme në lagjen 10 në Korçë, arrestohet 33-vjeçari. Arrestim edhe në Goskovë!
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. K., 33 vjeç, banues në Korçë, si dhe filloi procedimi penal për shtetasit A. B., 58 vjeç, dhe Th. T., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi në një lokal në lagjen nr. 10, gjatë kontrollit të ce
Dec 2, 2025


E RËNDË në Korçë. Burrë e grua dhunojnë psikologjikisht vajzën e mitur. 16-vjeçarja dhunon gjyshin në Mborje
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: -R. L., 27 vjeç, dhe J. L., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i kanë vjedhur celularin një 31-vjeçari, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; -M. B., 52 vjeçe, banuese në fshatin Mborje, pasi dyshohet se i ka dëmtuar derën e banesës, fqinjës së saj, për motive të dobëta; -M. P., 60 vjeç, dhe A. P., 48 vjeçe (bashkëshortë), banues në
Dec 2, 2025


Gardiania fut kontrabandë dhe kryen marrëdhënie me të burgosur, rasti trondit burgun
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një nga burgjet më të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar, HMP Five Wells, ku një gardiane dhe një i burgosur kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale gjatë detyrës. Alicia Novas, 19 vjeç, dhe Declan Winkless, 30 vjeç, pranuan se kishin kryer sjellje të pahijshme në detyrën publike gjatë një periudhe katërmujore vitin e kaluar. Lidhja e tyre e paligjshme u zbulua fillimisht kur një video e Winkless duke kryer marrëdhënie seksuale me Novas n
Dec 1, 2025


Video intime nga klinika dhe shtëpi private, goditet rrjeti i kamerave të hakuara
Katër persona janë arrestuar në Korenë e Jugut, të akuzuar për hakimin e më shumë se 120,000 kamerave në shtëpi dhe biznese, duke përfituar nga dobësitë në siguri dhe nga përdorimi i fjalëkalimeve të thjeshta. Përmes këtij aksesimi të paligjshëm, ata kanë krijuar dhe shpërndarë materiale seksuale eksplicite në një faqe të huaj të paligjshme. Sipas autoriteteve, kamerat e komprometuara ishin të lidhura me rrjetet familjare dhe përdoreshin zakonisht për siguri ose mbikëqyrjen e
Dec 1, 2025


Hetimet zbulojnë mjet të dytë të autorëve, pas djegies së Audi-t në Mirakë
Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi atentatin e mbrëmjes së së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla, i njohur edhe me emrin Edmond Hyka. Burime policore konfirmojnë se, përveç automjetit tip Audi që u gjet i djegur në Mirakë, policia dyshon se në atentat është përfshirë edhe një automjet tjetër. Ky mjet i dytë, i cili mendohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar pas ekzekutimit, është lokalizuar në qytetin e Durrësit
Dec 1, 2025


Maliq/ Arrestohet 30-vjeçari që vodhi sasi të konsiderueshme rrushi në një magazinë
Një ngjarje vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në fshatin Rëmbec të Maliqit, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka depërtuar në magazinën e një 74-vjeçari dhe ka marrë një sasi të konsiderueshme produkti rrushi. Sipas Policisë, pas kallëzimit të bërë nga i moshuari, shërbimet e Komisariatit të Maliqit organizuan veprimet e shpejta operacionale, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Sasia e rrushit e vjedhur është gjetur d
Dec 1, 2025


Tragjedi, shoferi përplas për v*ekje të moshuarin me biçikletë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Berat, pranë fshatit Strum, ku një makinë e përplas një person që po udhëtonte me biçikletë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Arbi Toro, përplasi Gëzim Xhoka, 50 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e lëndimeve të marra, Xhoka humbi jetën në vendngjarje. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Sipas njoftimit t
Dec 1, 2025


U plagos me thikë nga bashkëmoshatari, flet babai i 15-vjeçarit: Djali në intubim. Kaloi gjendjen kritike, por…
Një sherr i vogël mes dy nxënësve të shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” në Durrës u kthye në një ngjarje tragjike. Një 15-vjeçar u plagos me thikë nga një shok i klasës, vetëm sepse kërkoi sqarim për fjalët fyese që kishte dëgjuar prej tij. Telefonata për të qartësuar një keqkuptim u kthye në momente të errëta, kur përballë shkollës një goditje e vetme goditi zemrën e tij. Mjekët e shpëtuan, duke e nxjerrë nga intubimi, por gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit mbetet kritike dhe ai
Dec 1, 2025
bottom of page



