top of page


Qentë endacakë k*fshojnë qytetarët, pesë në spital
Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në Bashkinë Klos, ku pesë persona kanë përfunduar në spital pasi janë kafshuar nga qen endacakë. Sipas burimeve nga spitali i Klosit, të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Banorët e zonës shprehen se kjo nuk është një situatë e izoluar, por një problem i përsëritur, pasi sulmet nga qentë endacakë janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit. Ata theksojnë se mungesa e masave konkrete për m
Dec 18, 2025


LAJM I FUNDIT/ Aksident në Korçë. Përmbyset makina në mes të rrugës, shoferi humb kontrollin dhe...
Një aksident i pazakontë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një automjet tip “Benz” ka goditur një mjet tjetër të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur brenda qytetit, në afërsi të repartit të zjarrfikëses. Sipas informacioneve paraprake, në automjetin tip “Benz” po udhëtonte një çift bashkëshortësh. Dyshohet se drejtuesi i mjetit është ndjerë keq gjatë drejtimit, duke humbur kontrollin e automjetit. Fatmirësisht, çifti ka pësuar vetëm
Dec 18, 2025


Aksident i rëndë/ Kamionçina përplas të moshuarën
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë, në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës. Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën. Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, për ndihmë mjekësore. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Oranews “KORÇA BOOM”
Dec 17, 2025


Incident i pazakontë, fëmijët gjejnë a*më në vendin e lojërave
Një armë zjarri është gjetur pranë qendrës së Sarandës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës. Arma, një pistoletë e tipit “TT”, u zbulua nga tre fëmijë të mitur që po luanin në vendin e njohur si “15 katëshi”, në rrugën “Onhezmi”. Sipas informacioneve paraprake, arma ishte e futur brenda një çante dore. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe sekuestruan armën si provë materiale. Policia ka nisur hetimet p
Dec 17, 2025


ALARM/ Pas të shtënave me a*rmë, një i plagosur
Një person ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri të ndodhura në Mamurras. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është identifikuar si Pjetër Marku, i cili ka marrë dëmtime në dorë. Ai është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani nuk raportohet për rrezik për jetën e tij. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit, ndë
Dec 17, 2025


Operacioni “Qarku” godet sërish: 4 raste të paligjshmërisë në Korçë dhe Maliq
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, që synon evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit dhe informalitetit. Gjatë kontrolleve të fundit, Policia ka goditur 4 raste të tjera të këtyre veprimtarive në bashkitë Maliq dhe Korçë, duke proceduar penalisht 4 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin pe
Dec 17, 2025


Aksidenti TRAGJIK! Kush janë VIKTIMA dhe i riu që drejtonte mjetin me shpejtësi SKËTERRË... (EMRAT)
Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Tapizë, në Krujë, ku një mjet tip “Audi” ka përplasur për vdekje një 66-vjeçar, identifikuar si Nazif Zeneli. Viktima, banor i zonës, ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga automjeti që udhëtonte me shpejtësi të lartë. Drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari Kleo Malja, është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Krujë/Informacion
Dec 16, 2025


Po ecte në këmbë/ 19-vjeçari e përpl*s me makinë, humbet jetën 62-vjeçari
Policia e Krujës njofton se: "Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit"./ Oranews “KORÇA BOOM”
Dec 16, 2025


Aksident masiv, 2 të pl*gosur rëndë!
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Shupenzë–Maqellarë. Tre automjete janë përplasur me nëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë nisur drejt spitalit të Bulqizës për ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije, se në aksident është përfshirë një automjet me targa bullgare, një mjet tip “Audi” dhe një makinë tjetër, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej n
Dec 16, 2025


50-vjeçari vdes pas tentativës për të fshehur drogën
Një 50-vjeçar humbi jetën në Lefkadë, Greqi, pasi tentoi të shmangte kapjen nga policia duke gëlltitur një qese me drogë. Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje, gjatë një kontrolli policor, ku i riu u përpoq të fshehte drogën në mënyrë të menjëhershme. Qesa e drogës i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, duke shkaktuar mbytje. I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e Lefkadës dhe u intubua nga mjekët, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, ai ndërroi jetë. Autoritetet greke kan
Dec 16, 2025


Policia e Korçës në veprim, procedime penale në Pogradec, Devoll dhe Kolonjë
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar në Prokurori disa materiale procedurale, duke nisur procedime penale për disa shtetas në zona të ndryshme të qarkut. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. J., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të celularit të tij, në lokalin ku ndodhej, u konstatuan faqe aktive për baste sportive. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prok
Dec 16, 2025


Gjendet pa shenja jete nje shtetase ne fshatin Dardhë
Ndërkohë, më datë 15 dhjetor 2025, në fshatin Dardhë, është konstatuar nga familjarët, pa shenja jete, në banesën e saj, shtetasja T. B., 90 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaq e natyrale "KORCA BOOM"
Dec 16, 2025


Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në lagjen nr. 9
Një rast plagosjeje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9, ku shtetasi F.K., 33 vjeç, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. I plagosuri është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, ku ka marrë asistencën e nevojshme dhe më pas është larguar nga spitali, duke qenë jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e stabilizuar. Sipas Poli
Dec 16, 2025


Nxënëse 14-vjeçare p*agoset me t*ikë, jashtë rrezikut për jetën
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një shkollë në zonën e Kypselit, ku një nxënëse 14-vjeçare u plagos me thikë për arsye ende të paqarta. Sipas dëshmive të bashkëmoshatarëve, vajza u dërgua fillimisht në zyrën e drejtorit në gjendje shoku, duke shqetësuar të gjithë komunitetin shkollor. Menjëherë në vendngjarje mbërriti një ambulancë, e cila e transportoi të miturën në spitalin “Aglaia Kyriakou”. Burimet mjekësore bëjnë të ditur se vajza po merr trajtim dhe ndodhet jashtë rrez
Dec 15, 2025


Personi që dogji makinën dyshohet se i ka vënë vetë f*lakën vetes
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasdite në Llogara, ku një person u gjet i djegur brenda makinës së tij. Sipas informacionit nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, viktima dyshohet se ka mbyllur automjetin nga brenda dhe i ka vënë flakën vetes. Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa identiteti i personit ende nuk është konfirmuar, megjithëse dyshohet se viktima mund të jetë nga Berati. Njësitet e policisë dhe emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa h
Dec 15, 2025


Polici v*es në aksident trafiku, dyshohet se ka ndërruar jetë para përplasjes
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën një zyrtar policor. Sipas Policisë së Kosovës, njësitet policore dhe shërbimet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekipet mjekësore kanë konstatuar se zyrtari policor kishte ndërruar jetë, me dyshimin se vdekja ka ndodhur para aksidentit. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai tha se rreth orës 06:30
Dec 15, 2025


21-vjeçari i përfshirë në grabitjen e futbollistit të famshëm humb jetën në qeli
Një nga të përfshirët në grabitjen e portierit italian Gianluigi Donnarumma ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike. Sipas mediave franceze, 21-vjeçari, i identifikuar si një nga ekzekutorët e ngjarjes, u vetëvra më 10 maj 2024 në qelinë e tij në burgun Fresnes. Ngjarja u zbulua vetëm kohët e fundit, ndërsa rojet e burgut e gjetën duke u varur nga hekurat e dritares. Përpjekjet për ta shpëtuar, duke përfshirë përdorimin e CPR dhe defibrilatorit, dështuan, duke konfirmuar vdekjen
Dec 15, 2025


Lajmi i fundit / Makina përfshihet nga flakët, gjendet trup i djegur brenda
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Qafën e Llogarasë, në zonën që të çon drejt antenave, ku një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët. Brenda mjetit është gjetur trupi i pajetë i një personi, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e zjarrit. Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Megjithatë, automjeti është shkrumbuar plotësisht, duke e bërë të pamundur identifikimin e targës për shkak t
Dec 15, 2025


Lëvizje të rrezikshme në aksin Ersekë–Leskovik, policia identifikon dhe ndëshkon shoferin
Pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shfaqej një automjet që kryente manovra të rrezikshme dhe lëvizje të pakontrolluara në aksin rrugor Ersekë–Leskovik, specialistët e qarkullimit rrugor kanë kryer menjëherë verifikimet përkatëse. Si rezultat i këtyre veprimeve, është identifikuar drejtuesi i automjetit, shtetasi O. I. Në bazë të pikës 10 të nenit 141 dhe pikës 3 të nenit 127 të Kodit Rrugor, ndaj këtij shtetasi është vendosur masa administrative me gjobë në v
Dec 15, 2025


Sherr mes dy shtetasve në Leshnicë, nis procedimi penal
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve M. H., 34 vjeç, dhe F. D., 22 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. "KORCA BOOM"
Dec 15, 2025
bottom of page



