top of page


Këshilli i Ministrave vendos trajtimin me ushqim për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe personat nën mbikëqyrje
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2, shkronja “c”, e 4, të nenit 104 të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave ka vendosur rregullimin e të drejtës për trajtim me ushqim pa pagesë , për disa kategori personash si më poshtë: Punonjësit e Policisë së Shtetit Me normën “një vakt drekë” kur kohëzgjatja e punës është 8 orë. Me normën “tri vakte” kur punonjësi angazhohet në gatishmër
Dec 12, 2025


Policia e Korçës jep njoftimin e ditës: Ja çfarë ka ndodhur sot
Në datën 11 dhjetor 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe të atyre të Devollit dhe Maliqit kanë regjistruar disa ngjarje që kanë çuar në nisjen e hetimeve dhe procedimeve penale, si dhe raporte për persona të humbur. Në Pogradec, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Alarup, i cili dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin D. H. Policia ka referuar materialet përkatëse në Prokurori për hetime të mëtejshme. Po ashtu
Dec 12, 2025


Policia zbardh dinamikën e plagosjes së 6 dhjetorit, autorët dhe porositësit në qendër të hetimeve
Policia e Tiranës ka arritur të zbardh dinamikën e plagosjes së 6 dhjetorit në zonën e “Freskut”, ku u plagos rëndë shtetasi F.Y., 26 vjeç. Në kuadër të operacionit policor, tashmë janë identifikuar tre persona të përfshirë në sulm, dy porositësit dhe njëri ndër autorët. Dy porositësit janë shpallur në kërkim, ndërsa autori H.M., 49 vjeç, është arrestuar dhe kundër tij ngrihen akuzat për armëmbajtje pa leje. Porositësit e identifikuar me inicialet Gj.N., 36 vjeç, dhe Xh.U., 3
Dec 12, 2025


Një 33-vjeçar humb jetën në rrethana të mistershme
Një ngjarje e trishtueshme është raportuar në Tiranë, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën pas një rasti të vetëdëmtimit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dyshohet se, në gjendje të vështirësuar psikologjike, ai është hedhur nga ballkoni i banesës. Autoritetet po vijojnë hetimet dhe ofrojnë mbështetje për të afërmit e viktimës. KORCA BOOM"
Dec 12, 2025


Grua e zhdukur gjendet e v*dekur: Nis procedura e identifikimit
Prokuroria e Gostivarit ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në fshatin Negotinë të Gostivarit, e cila më herët ishte raportuar si e zhdukur. Trupi, që ende nuk është identifikuar, është gjetur i varrosur në një gropë dhe dyshohet se i përket një gruaje që dyshohet të ketë qenë e privuar nga liria në mënyrë të paligjshme. Organet hetimore kanë ndërmarrë disa veprime në vendngjarje. Prokurori publik, i cili ka kryer ekspertizën gjatë
Dec 12, 2025


Sherr i rëndë, tre të mitur përfundojnë në spital me plagë t*hike
Pamje të rënda janë publikuar nga një sherr i ndodhur në Shkodër, ku tre të mitur kanë mbetur të plagosur me thikë. Në videon e siguruar duken qartë momentet e konfliktit, ndërsa disa të rinj sulmojnë njëri-tjetrin me mjete të mprehta. Sipas informacioneve të policisë, përplasja ka nisur mes tre personave, dy prej të cilëve janë vëllezër. Të miturit e përfshirë në sherr kanë marrë plagë, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mj
Dec 12, 2025


Kontrolli në lokal zbërthen një rrjet bastekësh, një i ri përballë akuzave
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurori, duke bërë të mundur nisjen e një procedimi penal ndaj një shtetasi të ri nga qyteti. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një kontrolli rutinë në një lokal të Pogradecit, efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll në celularin e 28-vjeçarit R. Gj. , banues në Pogradec. Gjatë verifikimit, në pajisjen e tij janë konstatuar faqe të ndryshme që përdoreshin për baste sportive , një veprimtari e ndaluar
Dec 12, 2025


Kontrabandë kafeje në doganën e Tushemishtit, procedim penal 38 vjeçarit
Kontrabandë kafeje në doganën e Tushemishtit, procedim penal 38 vjeçarit nga Tirana Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë bën me dije se ka referuar në Prokurori një rast të veprimtarisë së paligjshme të konstatuara në pikat kufitare të qarkut. Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë kanë nisur procedimin penal për shtetasin T. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim nga
Dec 12, 2025


Sherr me th*ka! Tre të rinj të plagosur, dërgohen me urgjencë në spital (DETAJE)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen "Kongresi i Permetit”, të qytetit të Shkodrës, ku tre të rinj janë plagosur pas një përplasjeje mes tyre me armë të ftohta, si sende të forta dhe thikë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka”, në një zonë të njohur dhe të frekuentuar nga qytetarët. Të tre të rinjtë janë paraqitur në spital me plagë të shkaktuara nga sende të forta dhe thikë, dhe janë mbajtur nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacionit të mjekëve, ata
Dec 12, 2025


LAJM I FUNDIT/ Shpërndanin lëndë narkotike në Korçë, arrestohet 34-vjeçari, një tjetër ...
Një aksion i organizuar nga strukturat e Policisë së Korçës ka çuar në goditjen e një tjetër rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet, duke përfunduar me arrestimin e një 34-vjeçari dhe procedimin në gjendje të lirë të një 23-vjeçari. Gjatë kontrolleve të mbrëmjes së djeshme, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kanabis një 23-vjeçari. Pas këtij rasti, u vazhdua me hetimet dhe në pranga ra një 34-vjeçar, pasi dyshohet se është personi prej të cilit 23
Dec 12, 2025


Sekuestrohen 300 mijë euro në doganë
Rreth 300 mijë euro janë sekuestruar gjatë kontrolleve në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit. Sipas njoftimit nga autoritetet përkatëse zyrtarët doganorë kanë zbuluar dhe sekuestruar 295 mijë e 270 euro të padeklaruara, të cilat ishin fshehur në një veturë. Dogana e Kosovës njofton se automjeti ishte ndalur për kontroll të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi i tij kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për të raportuar. Gjatë kontrollit fizik, zyrtarët doganorë kanë g
Dec 12, 2025


LAJMI I FUNDIT/ RENEA aksion në terren, arrestohen dy persona
Mësohet se gjatë aksionit policia ka vënë në pranga dy persona, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura. Me urdhër të SPAK, Forcat speciale RENEA kanë kryer një operacion blic në zonën e Dobraçit dhe në Fushë-Kuqe të Shkodrës. Mësohet se gjatë aksionit policia ka vënë në pranga dy persona, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura. Gjithashtu, janë sekuestruar armë zjarri, ndërsa kontrollet vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë që mund të jenë të p
Dec 12, 2025


52-vjeçari bie nga kati i pestë dhe përfundon në ballkonin e katit të dytë
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku një 52-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në katin e pestë dhe ka përfunduar në ballkonin e katit të dytë të të njëjtit pallat. Sipas të dhënave të para, burri ndodhej në ballkon duke pirë cigare, kur edhe ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht, por dyshohet se ai mund të vuante nga probleme të shëndetit mendor. Në vendngjarje kan
Dec 11, 2025


Si u zhvillua operacioni që çoi në arrestimin e pesë personave
Karabinierët italianë kanë çmontuar sot një organizatë shqipfolëse të trafikut të drogës, e cila vepronte kryesisht në zonën e Teramos, në Siçili. Gjatë operacionit u arrestuan pesë persona, ndërsa një i gjashtë u shpall në kërkim. Aksioni u zhvillua njëkohësisht në Alba Adriatica, Martinsicuro dhe Tortoreto, në zbatim të një urdhri paraburgimi të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Teramos, me kërkesë të Prokurorisë. Bastisjet u kryen nga njësi të Kompanisë së Karabini
Dec 11, 2025


Gazetari Osman Stafa denoncon kërcënimet pas investigimeve
Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, gazetari Osman Stafa ka marrë mesazhe kërcënuese që synonin largimin e tij nga investigimet në këtë institucion. Nga një adresë anonime në rrjetet sociale, gazetarit i është dërguar një mesazh me gjuhë fyese dhe kërcënuese, ku i kërkohej të mos paraqitej më në ambientet e Onkologjikut dhe të ndërpriste denoncimet lidhur me korrupsionin dhe abuzimet ndaj pacientëve. Në lidhje me situatë
Dec 11, 2025


S. A. kapet duke transportuar një shtetase të huaj të fshehur në rimorkio, Policia nis procedimin penal
S. A., 41 vjeç, banues në Turqi, po procedohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjatë kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në procesin e skanimit të kamionit që ky shtetas drejtonte, u gjet e fshehur në rimorkio një shtetase e huaj. "KORCA BOOM"
Dec 11, 2025


Policia sekuestron sasi kafeje dhe procedon 38-vjeçarin T. B.”
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi penal ndaj shtetasit T. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Procedimi penal është iniciuar pas kontrollit të kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në momen
Dec 11, 2025


Mbyllet me dhimbje kërkimi për të zhdukurin, vetëm 18 vjeç, gjendet i v*ekur
18-vjeçari Yll Hyseni, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e së martës, është gjetur pa shenja jete. Lajmin e ka konfirmuar Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim. Florim Nezaj, përfaqësues i shoqatës, ka bërë të ditur se trupi i të riut nga fshati Brod është gjetur gjatë kërkimeve intensive. “Të dashur qytetarë, ju njoftojmë se personi i humbur, tashmë i ndjeri Yll Hyseni nga fshati Brod, e kemi gjetur pa shenja jete,” ka shkruar Nezaj në Facebook. Rrethanat e vdekj
Dec 11, 2025


Po punonte tokën, dëmtohet 72 vjeçari
Në Spitalin Rajonal Elbasan, ditën e djeshme ka shkuar për mjekim shtetasi SH.P. 72 VJEC. Dyshohet se mjeti bujqësor që po punonte tokën është përmbysur dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. T., 64 vjeç dhe T. T., 71 vjeç, pasi dyshohet se kanë pushtuar
Dec 11, 2025


Aksident/ Autobusi nxjerr nga rruga “Audi-n”, makina përfundon në kanal
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut. Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës është përplasur me një automjet tip “ Audi” i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por fatmirësisht pa të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut./ Oranews “
Dec 11, 2025
bottom of page



