top of page


Grabitje luksoze dhe arratisje të dështuara, arrestohen katër shqiptarë
Në operacionin e zhvilluar në Padova, me mbështetjen e policisë së Friulit, u arrestuan katër shtetas shqiptarë, të cilët po ktheheshin nga grabitjet e kryera në zonën e Pordenones. Dy prej tyre tentuan të arratiseshin, por u kapën nga oficerët. Grupi akuzohet për vjedhje të sendeve me vlerë dhe mallrave në një dëm total prej rreth 200,000 eurosh, duke përfshirë bizhuteri ari dhe orë luksoze. Ata kishin marrë një apartament me qira që shërbente si bazë e aktivitetit kriminal,
Nov 26, 2025


Sherr mes gjimnazistëve, adoleshenti goditet pranë zemrës
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me një konflikt të rëndë mes gjimnazistëve, ku një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë me armë të ftohtë. Viktima është goditur pranë zonës së zemrës dhe ndodhet në gjendje kritike, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes të rinjve ka nisur pas një debati banal të tipit “më ke sharë, pse më ke sharë”, i cili më pas është përshkallëzuar. I plagosuri, pasi është informuar për konfliktin verbal mes s
Nov 26, 2025


Kontrabandë në aksin Kapshticë–Bilisht, dy shtetas nën hetim
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur dy raste të kontrabandës së mallrave. Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, për shtetasit: F. A., 44 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejt
Nov 26, 2025


Plot 42 mijë euro donte të nxirrte në Greqi nga dogana, procedohet 44-vjeçari dhe i sekuestrohen dhe eurot!
Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 42 000 euro pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit L. K., ku u gjetën 42 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në P
Nov 26, 2025


POLICIA/ Arrestohet 56-vjeçari duke kryer gjueti të paligjshme!
DVP Korçë/Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve. U kap në flagrancë, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, duke kryer gjueti të paligjshme, procedohet penalisht. Në vendin ku u kap ky shtetas, u gjetën 2 shpendë të vrarë me armë gjahu. Sekuestrohen 1 armë gjahu, fishekë dhe 1 automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vend
Nov 26, 2025


Përleshje mes taksistëve pas një zënke të çastit, të pranishmit ndërhyjnë për t’i ndarë
Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së martës mes disa taksistëve në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Mësohet se pas një konflikti verbal mes dy taksistëve, situata ka degjeneruar në përleshje fizike, ku palët janë goditur me grushte. Për zgjidhjen e situatës është dashur ndërhyrja e disa personave të tjerë, të cilët kanë ndarë taksistët dhe kanë ndaluar konfliktin. Më pas, duket se gjakrat janë qetësuar dhe situata është vënë nën kontroll. "KORCA BOOM"
Nov 25, 2025


Një sulm që tronditi botën e futbollit. Yann Gueho i plagosur rëndë
Ish-talenti i Chelsea-t, Yann Gueho, po lufton për shërim në kujdes intensiv pas një sulmi me thikë që ndodhi në Choisy-le-Roi, në juglindje të Parisit, më 9-10 nëntor. Sipas The Athletic, 31-vjeçari ndodhej me një mik kur u sulmua, duke pësuar lëndime të rënda që e detyruan të transportohej menjëherë në spital, ku aktualisht vazhdon të mbahet nën kujdes të specializuar. Prokuroria publike e Créteil konfirmoi se një burrë është vënë nën akuzë për tentativë vrasjeje dhe dhunë
Nov 25, 2025


Shoferi nën efektin e alkoolit përplaset me policët, procedim i shpejtë
Dy punonjës të Policisë së Durrësit janë përplasur nga një shofer 33-vjeçar në aksin Plepa-Shkozet, ndërsa ndodheshin në shërbim. Fatmirësisht, ata nuk kanë marrë dëmtime. Policia arrestoi menjëherë shtetasin Xh. I., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ngjarja ndodhi kur shoferi përplasi motomjetin me të cilin po udhëtonin dy policët. Si pasojë e aksidentit pati vetëm dëme materiale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shoferin
Nov 25, 2025


POLICIA/ Arrestohen dy shtetas në Maliq. Ngjarje në Korçë dhe Klocë. Ja komunikata e policisë!
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 20 vjeç dhe një 15-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur një pajisje elektrike, në banesën e një 87-vjeçari. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se 4 ditë më parë, kanë vjedhur vegla pune dhe sende shtëpiake, në banesën e shtetasit N. B., në Maliq. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Ersekë
Nov 25, 2025


SKANDALI me fëmijët në Shtëpinë e Foshnjës!
Një prej shembujve më flagrant të abuzimit me fondet publike po ndodh në Vlorë, ku Shtëpia e Foshnjës, një institucion që sipas të dhënave zyrtare nuk ka pasur asnjë fëmijë në kujdes që prej vitit 2023, vazhdon të konsumojë çdo muaj shuma të konsiderueshme nga buxheti i shtetit, sikur të ishte ende një strukturë funksionale dhe e domosdoshme për komunitetin. Dokumentet financiare zbulojnë një realitet të pabesueshëm, rreth 11 milionë lekë të vjetra paguhen çdo muaj për një nd
Nov 25, 2025


Vidhte para dhe sende me vlerë në biznese, arrestohet 27-vjeçari
Një 27-vjeçar është arrestuar pasi grabiste biznese në zonën e Shijakut. I riu dyshohet të jetë edhe autori i tre vjedhjeve të kryera më herët në biznese të ndryshme në zonën e Shijakut, ku ka vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë dhe aksesorë të ndryshëm, në market dhe në dy biznese në fshatrat Borak dhe Xhafzotaj të Shijakut. "Zbardhen dhe dokumentohen tre vjedhje në market dhe në dy biznese dhe vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të disa vjedhjeve të tjera, të d
Nov 25, 2025


Procedim penal nr. 95/2025, SPAK nis hetimet ndaj Ballukut dhe Klosit
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bërë me dije se ka regjistruar një procedim penal ndaj Belinda Ballukut, aktualisht e pezulluar nga detyra dhe Ceno Klosit, ish-kreu të Tatimeve dhe aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Sipas njoftimit, kallëzimi penal është depozituar nga Adriana Kalaja. Më tej, SPAK sqaron se materiali shtesë të kallëzimit, i protokolluar me datë 16 shtator 2025, është administruar brenda procedimit penal me numër 95, vitin 2025. “Ky procedim penal është a
Nov 24, 2025


Pamje spektakolare nga satelitët, vullkani shpërthen pas 10 mijë vitesh
Një vullkan në Etiopi, në Afrikën Lindore, ka shpërthyer për herë të parë pas rreth 10 mijë vitesh, duke krijuar një re të madhe hiri që është ngritur mbi dhjetë kilometra në atmosferë. Vullkani Haile Gubbi “u zgjua” sot, me shpërthimin që fillimisht u konfirmua përmes të dhënave satelitore. Në internet qarkullon një video e xhiruar nga banorët e zonës, ku nga larg shihet momenti kur një re e dendur hiri ngrihet drejt qiellit, ndërsa njerëzit vrapojnë për të parë këtë fenomen
Nov 24, 2025


Ngjarje e rëndë mes adoleshentëve, 19-vjeçari shpallet në kërkim pasi plagosi me thikë një 18-vjeçar
Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 18-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin me iniciale E. R., 19 vjeç. Ky i fundit dyshohet se, pas debatit, ka goditur me mjet prerës të riun 18-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekë
Nov 24, 2025


Sulm nga qentë endacakë në Korçë, në spital për mjekim 67-vjeçarja
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori për një ngjarje aksidentale të ndodhur në qytet, ku një 67-vjeçare është sulmuar nga disa qen endacakë. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasja Zh. Xh., 67 vjeçe, banuese në Korçë, është kafshuar nga qentë ndërsa ndodhej në rrugë. Ajo është transportuar menjëherë në spital, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po vijojnë verifikimet për sqarimin e plotë të rrethana
Nov 24, 2025


POLICIA/ Plas kokaina në Korçë. Ngjarje në Velitërnë, Pogradec dhe Korçë. Ja çfarë ka ndodhur!
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasit E. D., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, pasi biznesi që ky sht
Nov 24, 2025


LAJMI I FUNDIT/ Aksident në Ravonik, 55-vjeçarja përplaset nga makina, përfundon në spital!
Korçë/ Rreth orës 10:30 të paradites së sotme, në aksin rrugor “Korçë–Ersekë”, në afërsi të fshatit Ravonik, është regjistruar një aksident rrugor ku është përfshirë një këmbësore. Sipas të dhënave paraprake, automjeti i drejtuar nga shtetasi A. D. ka përplasur shtetasen N. I., rreth 55 vjeçe, e cila po ecte në këmbë në momentin e ngjarjes. E dëmtuara është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e saj e plotë shëndetës
Nov 24, 2025


"Sa mora pensionin, më tha pije këtë"! E moshuara tregon se si u hel’mua nga dhëndri që më pas i grabiti paratë
Tre ditë në gjendje të rënduar në spital pasi i helmoi me valium dhëndri, çifti i të moshuarve nga Librazhdi janë kthyer në banesë. Teksa Muharrem Bitroshi ende nuk është në gjendje të ngrihet nga shtrati, bashkëshortja e tij Merushe Bitroshi në gjendje më të qëndrueshme, tregon për Top Channel si dhëndri hodhi valiumin në limonadë, pasi ishte në dijeni që kishim marrë pensionin. “Vajta mora pensionin, mora tre muaj njëherësh. Erdhi dhëndri, kaq mbaj mend, pije këtë më tha mu
Nov 24, 2025


Sekuestrohen 300 kilogramë eksploziv në doganë, policia jep detajet
Policia Kufitare në Kosovë ka sekuestruar një sasi të madhe eksplozivi gjatë një kontrolli rutinë. Zyrtarët doganorë përzgjodhën për kontroll një automjet të tipit furgon, i cili u dërgua në vijën e dytë për inspektim të detajuar, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Policinë Kufitare. Gjatë marrjes në pyetje, drejtuesi i furgonit deklaroi se nuk posedon mallra për deklarim. Megjithatë, gjatë kontrollit është gjetur një sasi e madhe lënde shpërthyese, e vendosur n
Nov 24, 2025


Tension në stadium, gota me birrë godet gjyqtarin e katërt
Në minutën e 70-të të takimit, një gotë plastike e mbushur me birrë u hodh nga tribuna ku ndodhej një grup tifozësh të Vllaznisë dhe goditi gjyqtarin e katërt, Albano Stolaj, i cili në atë moment gjendej mes pankinave të të dy skuadrave. I tronditur nga goditja, Stolaj u ul menjëherë në stolin e zyrtarëve të FSHF-së, ku mori ndihmën e stafit mjekësor. Pas incidentit, gjyqtari kryesor Cjapi ndaloi ndeshjen dhe mblodhi përfaqësuesit e të dy ekipeve, duke paralajmëruar se takimi
Nov 23, 2025
bottom of page



