top of page


POLICIA/ Në Bilisht mbante th*kë në makinë, procedohet. Gjendet 15-vjeçarja e humbur në Korçë. Ngjarje edhe në Pirg e Pogradec
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: -A. F., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet ka goditur me send të fortë një 60-vjeçar, për motive të dobëta; -K. T., 46 vjeç, banues në fshatin Pirg, pasi u kap duke transportuar një sasi lënde drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Komisaria
Oct 30, 2025


POLICIA/ Lojëra fati të paligjshme në Korçë në lagjen 13-të dhe 16-të. Kontrabandë dhe procedime penale
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. L., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në subjektin që ai administron, u gjetën dhe u sekuestruan pije të dyshuara të kontrabanduara. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. O., 34 vjeç, banues në Librazhd, pasi automjeti që kishte në pronësi rezulton i vjedhur në Brazil. Shërbime
Oct 30, 2025


POLICIA/ Kokainë në Korçë, arrestohet 22-vjeçari. Arrestohet edhe një 23 vjeçar në Voskopojë!
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 23 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, pasi dyshohet se i ka vjedhur pronarit të subjektit ku ishte i punësuar, kartën e bankës, dhe e ka përdorur për të bërë bl
Oct 30, 2025


Vajza 12-vjeçare dërgohet me helikopter në Tiranë pas konsumit të ilaçeve
Pasditen e sotme, është sjellë nga familjarë në urgjencën e spitalit të Sarandës një vajzë në gjendje të rënduar. Mësohet se 12-vjeçarja me inicialet I.H., nga Delvina, u soll në spital nga familjarët e saj. Ata i thanë mjekëve se e kishin gjetur vajzën në shtëpi në gjendje të rënduar. Vetë vajza ka pohuar se kishte konsumuar nga ilaçet që përdorte një pjesëtar i familjes. Sipas bluzave të bardha, mësohet se dyshohet se 12-vjeçarja ka konsumuar Deparkin, i cili përdoret nga p
Oct 29, 2025


Drejtori i liqenoreve, Latifllari: Dyshimet tona ishin thjesht sportive
Ne Jemi anëtarë të Federatës Shqiptare të Volejbollit, dhe si çdo anëtar i kësaj federate kemi të drejtën të ngremë dyshime në lidhje me sportivitetin e një lojtareje apo një ekipi. Për këtë kemi ngritur një çështje e cila është komplet sportive. Nuk e di pse mori këto përmasa kaq mediatike, kur ne saktësisht kemi kërkuar nga federata që të analizojë këtë lojtare. Nga Pamjet që kemi parë gjatë ndeshjeve që ajo ka zhvilluar me ekipe të tjera, kërkojmë një analizë specifike për
Oct 29, 2025


Tragjedi: Punëtori humb jetën nga goditja elektrike në kantier
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincën e Leçes, në Itali, ku një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht gjatë orarit të punës. Viktima është identifikuar si Limos Allushaj, 67 vjeç, i cili u godit fatalisht nga rryma elektrike ndërsa punonte me një mikser çimentoje në një kantier ndërtimi në zonën Via Vecchia Frigole . Sipas hetimeve paraprake, krahu i makinerisë ka prekur linjat e tensionit të lartë, duke shkaktuar menjëherë go
Oct 29, 2025


Konflikt mes dy grave në Ersekë, 55-vjeçarja dëmton banesën e 73-vjeçares
Prokuroria ka filluar procedimin penal për shtetasen H. Q., 55 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi dyshohet se me veprime vetëgjyqësie ka dëmtuar banesën e një 73-vjeçareje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore. "KORCA BOOM"
Oct 29, 2025


Arrestohet në Korçë djali që ushtronte dhunë ndaj babait të tij
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 39 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. "KORCA BOOM"
Oct 29, 2025


Korçë/ 15-vjeçarja largohet nga banesa, familjarët njoftojnë policinë
Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja S. R., 19 vjeçe, e cila ka kallëzuar se më datë 21.10.2025 është larguar nga banesa motra e saj e mitur, shtetasja F. R., 15 vjeçe. Aktualisht, shërbimet e policisë po punojnë për gjetjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. "KORCA BOOM"
Oct 29, 2025


Vd*kja e 3-vjeçarit/ Apeli ndryshon masën për Marta Ginën, ‘detyrim paraqitje’ për dentisten
Apeli i Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roland dhe Ina Xhaxho, ndërsa ka prishur vendimin për Marta Ginën, duke e ndryshuar nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”. Ndërsa ndaj dy mjekëve të IML, Elton Serani dhe Erindo Allo, është hequr masa “pezullim nga detyra”, pasi Gjykata e Tiranës e kishte caktuar këtë masë vetëm për një periudhë 1 mujore. Brian Spahia humbi jetën 2 vite më parë në klinikën detare “Splendent”, pas ndërhyrjes në 14 dhëmbë,
Oct 29, 2025


Humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua/ 25-vjeçari ndërron jetë në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur një ditë më parë në aksin "Tepelenë-Bënç". Një 25-vjeçar, me iniciale E.Q., dyshohet se duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Njoftimi i policisë: Tepelenë/Informacion paraprak Pasditen e sotme, në aksin rrugor "Tepelenë-Bënç", shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar
Oct 29, 2025


Pas më shumë se një dekade, çështja e humbjes sëjetës së gruas së portierit Hoxha merr kthesë
Gjykata e Apelit ka rikthyer në vëmendje çështjen e rëndë të vdekjes së 27-vjeçares Doriana Haka, e cila ndërroi jetë pas lindjes në maternitetin “Koço Gliozheni” në dhjetor të vitit 2014. Në seancën e fundit, Prokuroria ka kërkuar dënime më të ashpra për dy mjekët e përfshirë në këtë rast. Sipas akuzës, mjeku anestezist Petrit Rexhepi duhet të dënohet me 2 vite burg, të cilat të konvertohen në 3 vite shërbim prove. Gjatë kësaj periudhe, ai duhet të qëndrojë në kontakt me shë
Oct 28, 2025


‘Më bul’lizonte’! Ky është picieri Filip Shehu që vrau sot me thikë kuzhinierin Indrit Ismaillari në restorantin te Komuna e Parisit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak çaste më parë te Komuna e Parisit në Tiranë, pranë kompleksit “Kika 2”, ku ka mbetur i vrarë një person. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se picieri ka qëlluar me thikë kuzhinierin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në restorantin “City Longe”. Piceri Filip Shehu 41 vjeç ka goditur kuzhinierin Indrit Ismaillari (34 vjeç) në pjesën e qafës. Për shkak të gjakderdhjes së madhe, ky i fundit nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës dhe ka ndërr
Oct 28, 2025


I paraburgosuri për v*asje familjare v*es pas një tentative ve*ëvrasjeje
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në IEVP Shkodër më 28 tetor 2025, ku i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Punonjësit e institucionit e nxorrën me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i dha ndihmën e parë. Pavarësisht përpjekjeve, Saporito nuk arriti të mbijetojë. Brendon Ronald Saporito, i lindur më 22 prill 1968, i biri i Joseph Binald Saporita dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Sh
Oct 28, 2025


Sherri për një kalë përfundon tragjikisht, autori K. M në arrati
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kalanë e Beratit, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra me thikë pas një konflikti të çastit. Autori i dyshuar është identifikuar si Kristo Mema, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, i cili pas krimit është larguar dhe aktualisht ndodhet në arrati. Burimet hetimore bëjnë me dije se sherri ka nisur për një kalë që autori ofronte për xhiro turistësh në zonën historike të kalasë. Debati banal degjeneroi në përplasje fizike dhe më pas në vrasje me thik
Oct 28, 2025


Ditë e zezë në Shqipëri: Katër ngjarje tragjike brenda disa orësh
Një ditë e zezë ka përfshirë Shqipërinë, me katër ngjarje të rënda që kanë tronditur qytete të ndryshme brenda pak orësh. Në Shkodër, një shpërthim me tritol në lagjen “Ndoc Mazi” plagosi punonjësin e Tatimeve, 38-vjeçarin Enea Busukja. Lënda plasëse ishte vendosur në makinën e tij dhe shpërtheu sapo ai ndezi automjetin. Busukja ndodhet aktualisht në spital, ndërsa policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Dragoç, që dyshohet të ketë qenë përdorur nga autorët e atentatit.
Oct 28, 2025


Zënkë mes punonjësve të lokalit mbyllet me v*rasje
Një zënkë mes picierit dhe kuzhinierit të restorant “City Lounge” ka përfunduar tragjikisht me një të vrarë. Picieri Filip Shehu, sipas policisë, gjatë debatit e ka goditur me thikë kuzhinierin Indrit Salimllari. Ky i fundit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, pasi ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Autori i dyshuar ka përfunduar në pranga. Policia thotë se nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pranë zonës së Komunës së Parisit. Infor
Oct 28, 2025


Tragjedi në rrugë: Portieri përplas për v*dekje një të moshuar që po ecte me karrocë elektrike
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 81-vjeçar që po lëvizte me karrocë elektrike ka ndërruar jetë pas një përplasjeje me portierin e Interit, Josep Martinez. Spanjolli po udhëtonte drejt stërvitjes kur ka ndodhur aksidenti. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, i moshuari fillimisht po lëvizte në korsinë e rezervuar, por më pas ka devijuar majtas dhe ka dalë në rrugën kryesore, duke u përplasur me automjetin e Martinez-it, i cili ishte i pari në kalim
Oct 28, 2025


Krim i rëndë pas një grindjeje familjare: Një jetë e shuar tragjikisht
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku sipas të dhënave paraprake dyshohet se një djalë ka goditur me mjet prerës të atin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Forcat e Policisë së Durrësit janë nisur menjëherë drejt zonës, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota dhe identifikimin e autorit të dyshuar. Paraprakisht, mendohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti brenda familjes, ndërsa trupi i pajetë
Oct 28, 2025


POLICIA/ Një i arrestuar. Aksident në lagjen 17-të në Korçë. Ngjarje edhe në Maliq. Ja komunikata!
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetsin E. A., 33 vjeç, banues në fshatin Desmirë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi një shtetas, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, në lagjen nr. 17, Korçë, ka aksidentuar lehtë një këmbësore dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. Shërbimet e Ko
Oct 28, 2025
bottom of page



