top of page


Lajmi i fundit: Vlora në kaos, qytetarët ndërpresin Gala-n e festave për mungesën e ujit
Vlora u përfshi mbrëmjen e sotme nga një protestë e paprecedentë për mungesën e ujit të pijshëm. Dhjetëra qytetarë hynë në sallën ku po zhvillohej koncerti Gala i festave të fundvitit, në Teatrin “Petro Marko”, duke ndërprerë aktivitetin dhe duke kërkuar zgjidhje për krizën e ujit. Me pankarta në duar që lexonin “Duam ujë” dhe “Vlora do ujë” dhe me thirrje kundër qeverisë, protestuesit hynë në sallë mes shfaqjes, duke shkaktuar kaos dhe ndërprerjen e menjëhershme të eventit.
Dec 28, 2025


Aksident me pasojë vd*kjen në Prrenjas
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një burrë rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Viktima, që dyshohet të jetë banor i zonës, po kalonte rrugën kur makina e mori përpara, duke e hedhur në ajër dhe përplasur mbi një tjetër automjet. Fatkeqësisht, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Dëshmitarët në vendngjarje për JOQ tregojnë tmerrin që panë: “Para një ore e gjysmë ka ndodhur n
Dec 28, 2025


E RËNDË/ Përfshihet nga flakët makina e parkuar në Pogradec, zjarri i qëllimshëm
Ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit, është përfshirë nga flakët një makinë në qytetin e Pogradecit. Burime për bëjnë me dije se automjeti në fjalë është në pronësinë e shtetasit Artur Musollari. Sipas policisë, makina ka qenë e parkuar ndërsa është evidentuar nga vet pronari i mjetit, i cili ka lajmëruar zjarrfikësen dhe forcat e policisë për këtë ngjarje. I pyetur nga uniformat blu, Musollari është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Ndersa jo zyrtarisht
Dec 28, 2025


Aksidentoi për vdekje këmbësoren, arrestohet 31-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit, një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka përplasur një këmbësore 64-vjeçare. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur automjeti që drejtohej nga i riu ka goditur shtetasen, e cila për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend. 31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkull
Dec 28, 2025


Rrahje në lokal dhe goditje në rrugë
Sipas policisë, një konflikt i nisur për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë fizike në Fier, ku pesë persona kanë goditur me grushte dhe sende të forta tre persona të një grupi tjetër, brenda një lokali. Për dy prej autorëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa tre të tjerët janë shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. H., 45 vjeç dhe V
Dec 28, 2025


Drama familjare jashtë BBVIP: Babai i Mal Retkocerit flet për herë të parë dhe fajëson ish-bashkëshorten
Ndërsa Mal Retkoceri vijon rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, jashtë formatit po zhvillohet një debat i fortë familjar. Pas refuzimit të Malit për të folur apo për t’u takuar me të atin gjatë transmetimit, ky i fundit ka reaguar publikisht me deklarata të ashpra, duke akuzuar ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Violetë Kukaj, si shkaktare të prishjes së marrëdhënieve me fëmijët. Në një intervistë për Big Brother Fan Club, babai i Malit shprehet se di
Dec 28, 2025


Futbollisti 18-vjeçar lufton për jetën pas sulmit me t*hikë
Bruno Petrone, futbollisti 18-vjeçar që aktivizohet me ekipin Angri në kampionatin Eccellenza, po lufton për jetën pasi u plagos rëndë me thikë gjatë natës në zonën Chiaia të Napolit. Ngjarja ka ndodhur ndërsa i riu ndodhej në skuter së bashku me një mik. Sipas raportimeve të mediave italiane, mes tyre edhe “Corriere della Sera”, Petrone është sulmuar nga pesë persona që lëviznin me dy skuterë, të cilët e kanë goditur dy herë me thikë. Pas sulmit, futbollisti u transportua me
Dec 28, 2025


Dhunë, arrestime dhe zjarr në Korçë dhe Pogradec: Konflikte familjare, rrahje mes të rinjve dhe sekuestrim droge nën hetim
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton se shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 40 vjeç, banues në fshatin Qerret, Gramsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet u referuan në Prokurori për shtetasit A. B., 24 vjeç; S. T., 21 vjeç; J. Z., 19 vjeç dhe R. R., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.1, Korçë, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe për pasojë kanë bllokuar
Dec 28, 2025


E rëndë/ Dëmtohet nga fishekzjarrët, i mituri niset drejt ‘Traumës’
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 27.12.2025, rreth orës 21:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës është paraqitur një shtetas i mitur, 15 vjeç, i dëmtuar në fytyrë, i cili dyshohet se është dëmtuar nga lëndë piroteknike. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesën e tij. 15-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar. “KORÇA BOOM”
Dec 28, 2025


Dhunë fizike brenda familjes, autorët mbi 50 vjeç. Si reagoi policia e Korçës
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç, banues në Korçë (vëllezër), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Gjithashtu, shtetasi S. Z. dyshohet se ka dhunuar fizikisht edhe kunatën e tij (bashkëshorten e V. Z.), e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. "KORCA BOOM"
Dec 28, 2025


Ndahet nga jeta Brigitte Bardot, ikona e kinemasë franceze
Brigitte Bardot, e lindur më 28 shtator 1934 dhe shpesh e njohur nga mediat me inicialet B.B., aktore, modele, këngëtare dhe aktiviste sociale, u nda nga jeta sot, më 28 dhjetor 2025. Për dekada me radhë, Bardot ishte një nga gratë më të dëshiruara në botë, duke tërhequr vëmendjen si në ekranin e kinemasë, ashtu edhe në jetën publike. Përveç karrierës së saj të suksesshme si aktore, Brigitte Bardot u bë e njohur edhe për angazhimin e saj në mbrojtjen e kafshëve. Ajo vetë kish
Dec 28, 2025


Azil nga Korça, dyshohet përdorimi i shtatzënisë për të marrë dokumente
Kohët e fundit, kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Evropian kanë qenë të shumta. Sipas disa informacioneve që qarkullojnë, një nuse e re së bashku me vjehrrën e saj kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar azil. Gazetarja e “Aldo Morning Show” raportoi se, sipas burimeve të saj, nusja dhe vjehrra dyshohet se kanë përdorur shtatzëninë si mënyrë për të përftuar dokumente azili. Aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet gjermane, ndërsa situata vazhdon të ndjeket nga
Dec 28, 2025


SPAK dhe BKH në sulm total, ja emrat e biznesmenëve dhe zyrtarëve që u janë kontrolluar banesat
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit) kanë hyrë në një fazë të re dhe intensive hetimore, ku në fokus janë të gjithë biznesmenët dhe zyrtarët publikë që rezultojnë të lidhur, drejtpërdrejt apo tërthorazi, me ministren dhe zv.kryeministren Belinda Balluku. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se nuk bëhet më fjalë për veprime sporadike, por për një strategji të plotë hetimore, e cila sy
Dec 28, 2025


AKSIDENT/ Futet me të kuqe, përplasen me makinën
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele, te ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një kalim i gabuar i njërit nga mjetet, i cili është futur gabim në kryqëzim duke shkelur semaforin. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale, ndërsa rasti ka shkaktuar panik te kalimtarët e rastit. Si pasojë e aksidentit, është rënduar trafiku në
Dec 28, 2025


Tragjedi e dyfishtë: Dy gra humbin jetën brenda pak minutash
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pistoias në Itali, ku një aksident rrugor ka sjellë humbjen e dy jetëve brenda pak minutash. Viktima e parë është Liliana Podestà , 87 vjeçe, e cila u përplas nga një automjet teksa po kalonte rrugën. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të pasdites së të premtes, në një zonë urbane të qytetit. Pak çaste më vonë, një tjetër tragjedi u regjistrua në të njëjtin vend. Laura Mecheri , 59 vjeçe, nusja e viktimës, nuk u përfshi drejtpërdrejt në
Dec 27, 2025


Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, makina përplas një person me biçikletë
Një aksident rrugor është regjistruar pak momente më parë në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, ku një mjet ka përplasur një shtetas që lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, personi në biçikletë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dh
Dec 27, 2025


Automjeti në flakë, shmangen pasojat për njerëzit
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune në Tiranë. Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e rrezikut. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse. "KORCA BOOM"
Dec 27, 2025


Sulm brutalisht ndaj një 17-vjeçari, i riu dërgohet në spital
Një 17-vjeçar u dhunua mbrëmjen e së enjtes në zonën e Mataragës, në Agrinio të Greqisë, teksa ndodhej në një lokal së bashku me miqtë e tij. Sipas informacioneve paraprake, katër persona të maskuar mbërritën me taksi në vendngjarje, hynë në lokal dhe e nxorën me forcë të miturin jashtë, ku e goditën brutalisht. Dyshohet se njëri prej sulmuesve e ka kërcënuar edhe me thikë. Policia greke ka bërë të ditur se ka identifikuar njërin nga autorët, një shtetas shqiptar, i cili aktu
Dec 27, 2025


POLICIA/ Ngjarje në Voskopojë dhe në lagjen 17-në Korçë. Ja njoftimi i bluve!
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: -E. H., 41 vjeç, banues në Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e gjykatës, i ka shkuar në banesë dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje; -V. O., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.17, Korçë, me automjetin e tij dyshohet se ka
Dec 27, 2025


E FUNDIT: POLICIA/ Vjedhje në lagjen 12-të në Korçë!
Korçë/Më datë 26.12.2025, ka bërë kallëzim shtetasja T. S., se kur është kthyer pas 2 muajsh, në banesën e saj, në lagjen nr. 12, ka konstatuar se i ishte vjedhur banesa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. “KORÇA BOOM”
Dec 27, 2025
bottom of page



