top of page


Trafiku i bllokuar në Strugë-Qafë Thanë, kamioni cisternë përmbyset
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se trafiku aktualisht është ndërprerë në rrugën drejt pikës kufitare Strugë-Qafë Thanë , pasi një kamion cisternë është përmbysur në rrugë. Të gjitha shërbimet kompetente kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun. Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar. "KORCA BOOM"
Dec 30, 2025


Dyshohet vetëv*rasje, 65-vjeçari gjendet i pajetë në banesë
Rreth orës 10:05, në banesën e tij në fshatin Spiten, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., 65 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në rrethana vetëvrasjeje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme. "KORCA BOOM"
Dec 30, 2025


Ndahet nga jeta ish-zëvendëskryeministri shqiptar
Lajmi për ndarjen nga jeta të Zyhdi Pepës është bërë i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjen e tij. “Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i shpreha sot ngushëllimet familjes së shokut dhe profesorit tonë Zyhdi Pepa, i cili u nda nga jeta. Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura, gjithashtu ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i Bujqësisë. U p
Dec 30, 2025


Sulmon me mjet prerës punonjësin e sigurisë brenda spitalit, arrestohet 44-vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në ambientet e Spitalit Rajonal Fier. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të ditës, ku si pasojë e konfliktit, punonjësi i sigurisë ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë në vendng
Dec 30, 2025


"Mos bini pre e mashtrimeve"/ Paralajmërimi vjen nga POLICIA: Kujdes linqet në "WhatsApp"
Po qarkullon një fushatë mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”, ku përdoruesit marrin mesazhe që paraqiten si kërkesa për votim për çmimin e parë të një burse falas. Mesazhet, të cilat mund të dërgohen nga kontakte të njohura, synojnë të mashtrojnë përdoruesit dhe të marrin kontrollin e llogarive të tyre, duke i drejtuar ata në faqe të rreme dhe duke kërkuar kode verifikimi që përdoren për të vjedhur llogaritë. Për të shmangur rënien pre e këtij mashtrimi, përdoruesv
Dec 30, 2025


Falsifikonte dokumentat në Shqipëri, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari. Ja njoftimi i policisë
Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet faza e radhës, kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Gjermani, në kuadër të
Dec 30, 2025


Shkrumbohet një kioskë dhe dy automjete, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Një kioskë dhe dy automjete janë janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në aksin Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Xhyrë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, megjithatë nuk përjashtohet pista e ndonjë shkëndije elektrike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. “KORÇA BOOM”
Dec 30, 2025


Dy të rinj dërgohen në spital pas një aksidenti në aksin Korçë-Ersekë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë. Sipas të dhënave paraprake, një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokë bujqësore. Brenda automjetit ndodheshin dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët u dërguan menjëherë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore. Autoritetet lokale kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. "KORCA BOOM"
Dec 29, 2025


Vëlla e motër gjetën të pajetë, ekspertiza mjeko-ligjore përcakton shkaqet
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Greqi, ku vëlla e motër janë gjetur të pajetë në banesën e tyre. Sipas mediave lokale, viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeç. Hetimet paraprake po përqendrohen në pistën e një aksidenti, ku dyshohet se vdekjet mund të jenë shkaktuar nga asfiksia prej tymit të një sobe që ata përdornin për ngrohje. Megjithatë, kjo mbetet ende për t’u konfirmuar zyrtarisht. Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rre
Dec 29, 2025


Ngjarje e rëndë, gruaja transportohet me urgjencë në spital
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Tiranë, ku një 51-vjeçare dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës në banesën e saj. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa shtetasja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Si pasojë e incidentit, ajo ka pësuar dëmtime në trup dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtimin e nevojsh
Dec 29, 2025


Vjedhje, dhunë në familje dhe baste online, disa raste të regjistruara në juglindje
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.10 dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh në një dyqan. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 45 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, materialet u referua
Dec 29, 2025


Vodhi targat e 5 automjeteve në Korçë, 23-vjeçari bie në prangat e policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar një 23-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e targave të pesë automjeteve të ndryshme. Operacioni u finalizua pas veprimeve hetimore dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, të cilat çuan në zbardhjen e plotë të rasteve. Sipas policisë, autori i dyshuar është shtetasi D. V., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë. Gjatë kontroll
Dec 29, 2025


Autobot me gaz përfshihet nga flakët
Një mjet tip autobot me gaz është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë. Ngjarja ka shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve që po qarkullonin në këtë segment rrugor. Fatmirësisht, nuk ka pasur shpërthim, çka do të kishte sjellë pasoja shumë të rënda për automjetet e tjera, drejtuesit e mjeteve që përshkonin aksin, si edhe për kalimtarët e rastit në zonë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe krijimit të një perimetri
Dec 29, 2025


U shua në moshën 66-vjeçare ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Kombëtares, Kristaq Eksarko
Kjo e hënë e fundit e vitit 2025 ka sjellë një lajm të trishtë për futbollin shqiptar. Një tjetër legjendë e futbollit kombëtar, dhe veçanërisht e Partizanit, është ndarë nga jeta. Kristaq Eksarko, ish-mbrojtësi i njohur i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Eksarko ishte pjesë e Partizanit deri në vitet 1985, duke lënë gjurmë të forta si një mbrojtës i pathyeshëm dhe lojtar me personalitet. Me fanellën kuq
Dec 29, 2025


E FUNDIT/ Shpërthen paneli i matësave të energjisë, humb jetën 55 vjeçari!
Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë. “KORÇA BOOM”
Dec 29, 2025


Shpërthen kutia elektrike e sahateve në një pallat, dëmtohet punonjësi i OSHEE-së
Një punonjës i OSHEE-së u plagos pas shpërthimit të një kutie elektrike në një pallat në Perash, Shkodër. Ngjarja ndodhi teksa punonjësi po hapte kutinë për të lexuar matësin elektrik. Ai u transportua menjëherë në Spitalin e Shkodrës dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e shpërthimit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i ma
Dec 29, 2025


LAJMI FUNDIT: EMRI/ E rëndë në burg: I dënuari gjendet pa shenja jete në krevatin e qelisë
Drejtoria e Burgjeve njofton se: “Në IEVP Lezhë, gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi i rolit bazë është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte. Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë. I ndjeri Sotir Shabani, i datëlindjes 21.12.1975, lindur dhe banues në Ballsh, Mallakastër, ishte akomoduar në institucion më datë 27.11.2021, për veprën pe
Dec 29, 2025


Lajmi i fundit: Vlora në kaos, qytetarët ndërpresin Gala-n e festave për mungesën e ujit
Vlora u përfshi mbrëmjen e sotme nga një protestë e paprecedentë për mungesën e ujit të pijshëm. Dhjetëra qytetarë hynë në sallën ku po zhvillohej koncerti Gala i festave të fundvitit, në Teatrin “Petro Marko”, duke ndërprerë aktivitetin dhe duke kërkuar zgjidhje për krizën e ujit. Me pankarta në duar që lexonin “Duam ujë” dhe “Vlora do ujë” dhe me thirrje kundër qeverisë, protestuesit hynë në sallë mes shfaqjes, duke shkaktuar kaos dhe ndërprerjen e menjëhershme të eventit.
Dec 28, 2025


Aksident me pasojë vd*kjen në Prrenjas
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një burrë rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Viktima, që dyshohet të jetë banor i zonës, po kalonte rrugën kur makina e mori përpara, duke e hedhur në ajër dhe përplasur mbi një tjetër automjet. Fatkeqësisht, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Dëshmitarët në vendngjarje për JOQ tregojnë tmerrin që panë: “Para një ore e gjysmë ka ndodhur n
Dec 28, 2025


E RËNDË/ Përfshihet nga flakët makina e parkuar në Pogradec, zjarri i qëllimshëm
Ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit, është përfshirë nga flakët një makinë në qytetin e Pogradecit. Burime për bëjnë me dije se automjeti në fjalë është në pronësinë e shtetasit Artur Musollari. Sipas policisë, makina ka qenë e parkuar ndërsa është evidentuar nga vet pronari i mjetit, i cili ka lajmëruar zjarrfikësen dhe forcat e policisë për këtë ngjarje. I pyetur nga uniformat blu, Musollari është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Ndersa jo zyrtarisht
Dec 28, 2025
bottom of page



