top of page


Qeveria rrit financimin për fermerët, ja kush përfiton më shumë këtë vit
Qeveria ka miratuar Skemën Kombëtare 2026, duke rritur financimin për mbështetjen e fermerëve dhe duke lehtësuar kushtet për përfitim. Ndryshimet synojnë të mbështesin mbarështimin e bagëtive, bletarinë dhe dosat, duke i bërë më të aksesueshme subvencionet për fermerët e vegjël dhe të mesëm. Ndryshimet kryesore të skemës janë: Lopët: Numri minimal i lopëve për të përfituar subvencion ulet nga 10 në 5 krerë, ndërsa financimi rritet nga 10 mijë lekë në 12 mijë lekë për krerë.
Mar 30


Karburantet më të lira këtë javë: Ja çmimet e reja për gazoil dhe benzinë
Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të enjte uljen e çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar lëvizjet e fundit në bursën ndërkombëtare Platts të Mesdheut. Sipas njoftimit zyrtar, në tregjet ndërkombëtare është shënuar një rënie e çmimit të benzinës me 3.35 dollarë për ton dhe e gazoilit me 7.1 dollarë për ton krahasuar me datën 25 mars. Si pasojë, Bordi ka përcaktuar çmimet e reja tavan për tregun vendas: Çmimi me pakicë i gazoilit (standardi SSH EN 590) nuk duhet
Mar 26


Europa në rrezik: Mungesa e karburantit mund të ndodhë që nga muaji i ardhshëm
Drejtori ekzekutiv i Shell, Wael Sawan, paralajmëroi se Evropa mund të përballet me mungesa energjie dhe karburanti që nga muaji i ardhshëm, nëse nuk do të ketë një rihapje të ngushticës së Hormuzit, kanali kyç për furnizimet globale të naftës. Sawan tha se kompania po bashkëpunonte me qeveritë për të adresuar krizën e furnizimit me naftë dhe gaz, e cila tashmë ka çuar në racionimin e energjisë në disa vende aziatike. Ai theksoi se ndikimi filloi në Azinë Jugore, më pas u zhv
Mar 25


Shoqata ‘Thinjat’ kundër qeverisë: Pensionet e disa viteve të punës mund të anullohen
Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë “Thinjat” ka nisur një betejë ligjore ndaj qeverisë, duke kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese disa dispozita kyçe të ligjit nr. 7/2025 për njohjen e periudhave të punës për efekt pensioni. Kërkesa-padi u depozitua më 17 mars dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Marsida Xhaferllari, e cila është caktuar si relatorja e çështjes. Në thelb të padisë qëndron mënyra se si ligji trajton vitet e punës të kryera gjatë periudhës së sistemit komunist
Mar 23


Ish-ministri paralajmëron: Rritja e naftës mund të godasë xhepat e qytetarëve
Çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar rritje që prej nisjes së konflikteve në Iran, duke arritur sot nivelin deri në 202 lekë për litër. Shtrenjtimi ka ardhur pas sulmeve ndaj objekteve të prodhimit të hidrokarbureve, që kanë çuar çmimin ndërkombëtar të naftës bruto Brent në 109.18 dollarë për fuçi. Ish-ministri i ekonomisë, Arben Malaj, paralajmëron se rritja mund të thellohet dhe kërkon ndërhyrje nga qeveria për të mbrojtur xhepat e qytetarëve. “Problemi kryesor është se nuk
Mar 20


Qeveria ndërhyn në tregun e naftës, ulje taksash dhe kontroll çmimesh
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se qeveria ka vendosur të ringrejë Bordin e Transparencës për monitorimin e çmimeve të karburanteve, në kushtet e rritjeve të fundit në treg. Gjatë një interviste për Top Story, ajo njoftoi gjithashtu uljen me 20 për qind të akcizës së naftës, nga niveli aktual prej 39.6 lekë për litër. Sipas saj, të dyja masat do të kalojnë me urgjencë për miratim në Këshillin e Ministrave. Ministrja sqaroi se mekanizm
Mar 20


E mërkura ditë pushimi dhe një krizë që po ndryshon gjithçka
Sri Lanka ka marrë një vendim të pazakontë në përpjekje për të përballuar krizën e thelluar energjetike që po prek vendin. Duke nisur nga data 18 mars, autoritetet kanë vendosur që çdo e mërkurë të shpallet ditë pushimi zyrtar në të gjithë territorin. Kjo masë synon të reduktojë konsumin e energjisë dhe të përballojë mungesat e pritshme të karburantit, në një kohë kur tregjet globale të energjisë po përballen me luhatje të forta dhe pasiguri të shtuar. Vendimi u mor gjatë një
Mar 19


Shqipëria: Gratë jetojnë katër vite më shumë se burrat, ja pse!
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, gratë në Shqipëri jetojnë më gjatë se burrat, me një jetëgjatësi mesatare rreth katër vite më shumë. Mesatarisht, gratë shqiptare arrijnë 82.5 vite jetë, ndërsa burrat 78.6 vite. Raporti tregon se jetëgjatësia ndryshon edhe sipas rajoneve të vendit. Zonat jugore dhe qendrore shënojnë nivelet më të larta, me 80.77 vite në jug dhe 80.74 vite në qendër. Veriu i vendit ka treguesin më të ulët, me një mesatare prej rreth 79.2 vite. Në t
Mar 16


Mijëra makina të vjetra dalin nga qarkullimi, rritet ndjeshëm çregjistrimi në 2026
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë të ditur se gjatë muajve janar dhe shkurt të vitit 2026 është rritur ndjeshëm numri i automjeteve të vjetra që janë çregjistruar nga qarkullimi. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë kësaj periudhe janë çregjistruar gjithsej 1.761 mjete me moshë mesatare rreth 22 vjet. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kjo shifër shënon një rritje prej 32
Mar 16


Rritje pagash për specialistët e energjisë, elektricistët dhe inxhinierët marrin shpërblimin e merituar!
OSHEE rrit pagat për elektricistët dhe inxhinierët elektrikë. Nga data 1 shkurt, elektricistët dhe inxhinierët e punësuar pranë OSHEE do të përfitojnë rritje page. Sipas njoftimit në rrjetet sociale, eletricistët do të marrin 7.500 lekë mbi pagën bazë, ndërsa inxhinierët elektrikë do të përfitojnë 12.500 lekë mbi pagën bazë. Në total, nga kjo rritje përfitojnë mbi 3.000 punonjës. “Ky vendim synon të vlerësojë kontributin dhe profesionalizmin e specialistëve që çdo ditë punojn
Mar 13


Rritje për pensionet e reja: ISSH miraton koeficientët e rinj
Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka miratuar koeficientët e rinj të indeksimit që do të përdoren për përllogaritjen e pensioneve të reja në Shqipëri. Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar sot nga kryetarja e Këshillit Administrativ të ISSH. Në këtë mbledhje u aprovua projektvendimi që përcakton indeksimin e bazës së vlerësuar për vitin 2024, e cila përdoret si referencë për llogaritjen e pensioneve. Sipas vendimit, do të rishikohet paga mesa
Mar 12


Paradoksi në Korçë: Shtëpitë ekzistojnë, por fshati jo
Disa ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi problemin e një qytetari nga Porodinë, i cili ankohet se shtëpia e tij e vjetër nuk po legalizohet, ndërsa objekti i ri i ndërtuar në vitin 2013 është pajisur me leje legalizimi. Bëhet fjalë për qytetarin Rushit Myrtollari, i cili shprehet se matjet për të dy objektet janë kryer në vitin 2024, por për ndërtesën e vjetër i është komunikuar se ajo nuk rezulton në sistem. Sipas një përgjigjeje të vitit 2021 nga Drejtoria e Ka
Mar 10


Inflacioni në Shqipëri arrin në 2.5% në shkurt 2026, ekspertët paralajmërojnë rritje të mëtejshme të çmimeve në muajt në vijim
Norma e inflacionit në vend vijon të shënojë rritje gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, inflacioni i matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit në muajin shkurt 2026 arriti në 2.5%, nga 1.9% që ishte në shkurt të vitit 2025. Sipas ekspertit ekonomik Igli Tola, trendi i rritjes së çmimeve pritet të vijojë edhe në muajt në vijim. “Trendi i rritjes në mënyrë progresive të inflacionit përmes indeksit të shportës konsumatore tregon një rritj
Mar 9


Paga 4 mijë euro dhe dieta të majme, sa përfitojnë deputetët nga buxheti
Ligjvënësit shqiptarë kanë ndërhyrë dy herë në vitet e fundit për të rishikuar trajtimin financiar të tyre, fillimisht në vitin 2014 dhe më pas në vitin 2023. Në rastin e parë u përcaktuan dietat, vlera e karburantit, pagesat për telefon dhe tarifat për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare, ndërsa në vitin 2023 pagat e deputetëve u rritën me rreth 60%, duke arritur në 395.000 lekë në muaj, ose rreth 4 mijë euro. Me ligjin nr. 114 të vitit 2014, deputetët ndryshuan ndjeshëm
Mar 6


Vendimi i ri: Shteti mund të marrë dhe të shesë pasuritë e debitorëve që nuk shlyejnë kreditë
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që përcakton procedurat e detajuara për kthimin e garancive, huave dhe nënhuave, si dhe rregullat për marrjen në pronësi, administrimin dhe shitjen e pasurive të lëna si garanci nga huamarrësit. Vendimi synon të vendosë rregulla të qarta për menaxhimin dhe rikuperimin e garancive shtetërore të dhëna për huat dhe nënhuat, si dhe për kthimin e kredive shtetërore të papaguara që janë dhënë nga bankat e nivelit të dytë me kapital plotë
Mar 6


Reforma e azilit në Gjermani preket edhe shqiptarët, qendra të migrimit sekondar dhe punësim i shpejtë
Parlamenti gjerman, Bundestagu, miratoi një ashpërsim të ligjit të azilit, si dhe lehtësime për qasjen në tregun e punës për azilkërkuesit. Me votat e koalicionit qeveritar, Bundestagu përfshiu në legjislacionin gjerman Reformën e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS). Qëllimi i GEAS është unifikimi i sistemeve të azilit në shtetet e Bashkimit Evropian, duke e bërë këtë reformë më të gjerë në kuadrin e së drejtës evropiane të azilit deri më tani. Reforma pritet të
Feb 28


Gruaja që sfidoi ligjet e moshës: 122 vite me duhan, çokollatë dhe verë
Jeanne Calment, gruaja më e moshuar e dokumentuar ndonjëherë, jetoi 122 vjet, sipas të dhënave të Guinness World Records dhe studimeve shkencore. E lindur në Arles, Francë, ajo sfidoi shumë këshilla tradicionale për shëndetin: pinte duhan për pjesën më të madhe të jetës, konsumonte rreth 900 gramë çokollatë në javë, një gotë verë çdo ditë dhe shpesh nuk hante mëngjes, por pinte disa filxhanë kafe. Megjithatë, Calment gëzonte shëndet dhe energji të admirueshme deri në fund të
Feb 26


Linja Korçë–Tiranë tashmë më e shtrenjtë për qytetarët
Rritja e çmimit të biletës në linjën Korçë – Tiranë ka ardhur si pasojë e devijimit të qarkullimit për shkak të shembjes së rrugës në zonën e Librazhd. Prej pesë ditësh, autobusët dhe mikrobusët po përdorin rrugën alternative Gramsh – Maliq, e cila është më e gjatë dhe me më shumë kthesa. Kjo ka sjellë rritje të konsumit të karburantit, zgjatje të kohës së udhëtimit dhe kosto më të lartë mirëmbajtjeje për mjetet. Bileta e autobusit në linjën Korçë–Tiranë ishte 700 lekë, ndërs
Feb 25


Bonus mujor deri në 10 mijë lekë për çdo fëmijë/ Ja si ndryshon skema nga 2026
Pas 6 vitesh në fuqi të skemës aktuale të bonusit të bebes, qeveria po përgatit një formulë të re për mbështetjen financiare të familjeve me fëmijë. Sipas burimeve, nga 1 janari 2026, shpërblimi për lindjet nuk do të jetë më një pagesë e vetme në momentin e lindjes, por një pagesë mujore deri në moshën 5-vjeçare të fëmijës. Shuma do të rritet në varësi të numrit të fëmijëve. Si ndryshon skema Fëmija i parë Aktualisht: 40 mijë lekë njëherësh Skema e re: 5,000 lekë në muaj (60
Feb 24


Si të aplikoni për rivlerësimin e pasurisë dhe të përfitoni nga ulja e tatimit
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka publikuar udhëzimin për të aplikuar rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme, pas reduktimit të tatimit nga 15% në 5%. Ky proces mund të kryhet përmes portalit e-Albania, dhe përfshin hapat e mëposhtëm: Identifikimi në e-Albania – Hyni në portal me kredencialet tuaja. Zgjedhja e shërbimit – Zgjidhni “Rivlerësimi i Pasurisë” dhe klikoni “Përfaqësuesi është i njëjtë me aplikantin”. Përzgjedhja e pasurisë – Zgjidhni pasurinë që dëshiron
Feb 24
bottom of page
